E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Nuk ka Gjykate pa transparence

Kryetari i PS-se theksoi dje se opozita nuk do ta jape voten per ligjin e Gjykates Administrative pa u hetuar zgjedhjet e fundit


Kryesocialisti shprehu keqardhjen per mosvotimin e ligjit dhe tha se 1/3 e tij kontestohet nga partneret


Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama beri dje te ditur se opozita nuk do ta jape voten per projektligjin aktual te Gjykates Administrative pa u marre parasysh sugjerimet per ngritjen e saj si dhe pa u pranuar hetimi i zgjedhjeve te fundit.


Ndersa shprehu keqardhjen per faktin se nuk e votuan kete ligj Rama theksoi se 1/3 e ketij drafti eshte kontestuar nga partneret nderkombetare.


Ne komunikimin e perjavshem me mediat kryesocialisti nenvizoi se nuk jane aspak te predispozuar qe ti japim Sali Berishes nje tjeter gjykate qe ai te beje cfaredo qe te doje.


Jemi gjithashtu shume te keqardhur per faktin se e patem te pamundur te japim pelqimin tone ne kushtet kur dihet publikisht qendrimi yne qe eshte teresisht parimor lidhur me Parlamentin dhe kur nga ana tjeter behet fjale per nje draft i cili nga vete partneret eshte kontestuar ne 1/3 e tij e per me teper ne nje Shqiperi ku pavaresisht asaj qe ligjerohet ajo qe i jetesohet shpesh here ngjan krejt e ndryshme - deklaroi Rama.


Nga ana tjeter ai theksoi se jane te gatshem te japin kontributin e tyre per ti cuar te gjitha gjerat perpara duke zhbllokuar Parlamentin permes hapjes se procesit te transparences dhe duke kontribuar energjikisht per transformimin e ketij drafti kaq problematik ne nje draft te gjithepranuar.


Kryetari i socialisteve e cilesoi si nje alibi deklaraten e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per votimin e ligjit per heqjen e imunitetit te deputeteve. Kjo eshte nje alibi ja ku jam une skam imunitet. Jane afro 40 kallezime dhe padi te bera ne prokurori dhe gjykate per te gjitha akuzat qe me jane bere.


Permes ketyre padive dhe kallezimeve i kam sfiduar te gjithe akuzuesit te shkojne dhe ti provojne akuzat e tyre ne prokurori ose ne gjykate. Deri me sot nuk ka asgje te tille dhe me lejoni te shtoj se ketu nuk behet fjale per akuza te ndersjella - deklaroi Rama.


Sipas tij ketu behet fjale nga njera ane per prova dhe fakte qe tregojne perfshirjen e plote te keshillit te ministrave ne nje veprimtari te mirefillte korruptive dhe nga ana tjeter balte shpifjesh e fyerjesh qe vazhdon intensivisht pikerisht per tju thene shqiptareve qe ketu te gjithe jane njesoj.


I pyetur mbi deklaraten e Metes se eshte duke negociuar per te plotesuar numrin 84 vota per te kaluar ligjin e Gjykates Administrative lideri i opozites deklaroi se ne rast qe Ilir Meta nuk mban pergjegjesi me ate qe thote gje qe e ka provuar vijimesisht nuk kam kohe per te humbur me komentet e komenteve te tij.


Per sa i perket largimit te deputetit Vangjel Tavo Rama tha se deputeti ne fjale ka pasur nje qendrim te shprehur per muaj me radhe per mosfunksionim e duhur sipas tij te partise ne rrethin e Gjirokastres.


Une nuk deshiroj te bej asnje koment per kete deklarate largimi sepse me pare jam shume i deshiruar te kem nje mundesi per te sqaruar teresine e kesaj problematike me vullnetin per ti dhene asaj zgjidhjen e deshiruar - u shpreh kreu i Partise Socialiste. I pyetur mbi protestat qe do te nisin javen e trete te tetorit Rama tha se largimi i qeverise eshte alternativa e mireqeverisjes.


Per opoziten eshte perdite e me e qarte se Shqiperise i duhet nje kapitull i ri me nje qeveri te re dhe nje model te ri qeverises gje per te cilen ne do te bejme gjithcka eshte e mundur dhe do te perpiqemi me te gjitha forcat.

OSBE Te fillojne pergatitjet per zgjedhjet 2011

Kryetari i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Ambasadori Eugen Uollfarth zhvilloi dje nje takim me Edi Ramen te cilit i tha se e priste me kenaqesi vazhdimin e marredhenieve te mira midis Partise Socialiste dhe Prezences te bazuara ne mirebesim bashkepunim dhe dialog te hapur. Ne vecanti ai theksoi pergjegjesite jetike te opozites ne mirefunksionimin e demokracise.


Ambasadori Uollfarth siguroi kryesocialistin se Prezenca e OSBE-se do te vazhdoje te ndjeke synimin e saj gjitheperfshires ne perkrahje te demokratizimit shtetit te se drejtes dhe te drejtave te njeriut si dhe te fuqizimit te institucioneve demokratike ne perputhje me parimet standardet dhe angazhimet e OSBE-se.


Duke u ndalur ne zgjedhjet e ardhshme kreu i OSBE-se vleresoi se eshte thelbesore qe pergatitjet administrative te nevojshme per zgjedhjet vendore te 2011-es te fillojne sa me shpejt. Ato duhet te jene ne perputhje me rekomandimet me te fundit te OSBE/ODIHR-it. Prezenca e OSBE-se mbetet e gatshme per te dhene ekspertizen teknike te nevojshme ne rrethana te tilla - theksoi Uollfarth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›