Vrau per nje shpulle kerkohet burg perjete

I biri i viktimes apelon per drejtesi Per autorin jane vene ne dispozicion shuma parash. Mbrojtja shte i pafajshem
VLOR - Burg perjete per Halilaj. Kerkesa ka ardhur nga prokurori Maksim Sota ndersa ka formuluar ndaj tij tre akuza vrasje me paramendim armembajtje pa leje dhe kultivim bimesh narkotike. Kjo e fundit ka rezultuar gjate kontrollit ne stanet e te pandehurit.
Gramoz Halilaj akuzohet per vrasjen e Mitat Sulces ne sy te te birit ngjarje e cila ka ndodhur dy vjet me pare ne fshatin Mesaplik. Prokurori i ceshtjes duke iu referuar rrethanave te ngjarjes tha se organi i akuzes ka prova te mjaftueshme qe vertetojne se autori i ngjarjes eshte Halilaj. Per kete ai tha se jane gjetur te njejtat gezhoja te se njejtes arme ne vendngjarje dhe stanin e te pandehurit.
Alibia e Halilajt per diten e ngjarjes sipas deshmive te dhena me pas nuk qendron nderkohe qe djali i viktimes ka njohur disa detaje ne lidhje me autorin te cilat perkojne me te pandehurin. Prokurori Sota pasi ka formuluar tri akuzat ka kerkuar burgim te perjetshem dhe nje gjobe prej 2 milione leke per te pandehurin.
Avokati mbrojtes ka kerkuar kohe te perfaqesohet duke e shtyre prezantimin e tij ne nje date te dyte. Ngjarja daton ne daten 9 korrik 2008 rreth ores 2300 teksa shtetasi Mitat Sulce ishte duke shkuar ne shtepi bashke me te birin 17-vjecar. Kur kane qene prane baneses nje person i ka zene prite dhe e ka qelluar me arme zjarri.
Arma ka qene automatike. Nga hetimet e kryera rezulton se gezhojat e gjetura ne vendngjarje jane gjetur edhe ne stanin e shtetasit Gramoz Halilaj nga fshati Gjorm. Per kete arsye ne muajin shtator te vitit 2008 u be arrestimi i tij.
Konflikti mendohet te jete me i heret. Mesohet se Mitat Sulce e ka akuzuar shtetasin Gramoz Halili dhe vellane e tij Shkelqimin se i kane vjedhur disa bageti ne vitin 2000. Shtetasit kane qene ne rrethana krushqie.
Ata kane nje moter te martuar me djalin e xhaxhait te Sulces. Qe nga ajo dite ata kane pezulluar marredheniet mes tyre. Para se te ndodhte vrasja motra e tyre ka debatuar me viktimen per arsye se bagetite e saj vinin shpesh ne arat e mbjella te viktimes. Gjate debatit 40-vjecari e ka qelluar dhe me pellembe motren e tyre.
Qe ne ate moment ajo eshte shprehur do ta shikosh se cfare do degjohet. Sipas prokurorise kjo dyshohet te jete arsyeja qe ka ndodhur edhe vrasja. Viktima eshte qelluar tete here dhe ka vdekur ne moment. I pandehuri nuk ka pranuar krimin.
Djali i viktimes pohon se nga bisedat e njerezve qe frekuentojne te dyja familjet ka mesuar se nga ana e te afermve te autorit eshte deklaruar se ne edhe pasurine do ta shkrijme vetem ai te mos rrije ne burg. Gjithsesi ai pohon se ka besim te drejtesia e cila duhet te vendose gjithcka ne vend.