Rama: Nuk ka forcë që cenon vullnetin sovran të popullit

Në një dalje para mediave pasditen e sotme, kreu socialist akuzoi sërish kampin kundërshtar se po bën përpjekje për të tjetërsuar rezultatet e votimeve të së dielës që shkoi. “Si çdo dramë që ka edhe aspektin e vet komik, i lutem të gjithë qytetarëve që ta shohin duke buzëqeshur komedinë që luhet në anën tjetër, në një përpjekje për të fshehur atë që nuk fshihet dot, humbjen. Duke mos mundur të fshehin dot dëshpërimin, ata po bëjnë përpjekje për të cenuar votën e zgjedhësve. Këto përpjekje nuk duken nga ekrani, por janë në monitorimin tonë në të gjitha qendrat. Në çdo rrugë të Tiranës qarkullojnë makina me materiale që tentojnë në ndryshojnë rezultatin, duke u orvatur t’u afrohen kutive, numëruesve dhe vëzhguesve”, tha Rama.
Duke vijuar me akuzat ndaj koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, kreu i selisë rozë theksoi: “Fuqia e një koalicioni të gjerë, ndoshta më i gjeri që ka njohur ndonjëherë Shqipëria, bashkuar me përpjekjen për të grabitur Bashkinë e Tiranës me pushtetin e parasë dhe paranë e pushtetit, është një fuqi që ka bërë gjithçka ka mundur për të fshehur fitoren tonë. Por një gjë është e qartë: fuqia e këtij koalicioni ka mbaruar, nuk mund dot më të deformojë vullnetin e popullit dhe ju siguroj që nuk do cenojnë asnjë votë”.
Kryetari i opozitës nënvizoi sërish sigurinë e tij për fitore të padiskutuar në Tiranë. “Fitorja në Tiranë është në kutitë e votimit”, tha Edi Rama. “Siguroj qytetarët që çdo votë e tyre do të numërohet pa u tjetërsuar. Do qëndrojmë stoikë për të zmbrapsur çdo përpjekje për tjetërsim dhe këtë do bëjmë deri në votën e fundit, përmes një organizimi të përsosur që e ka bazën te zemra, mendja dhe pasioni i të gjithëve”.
Rama i cilësoi përpjekjet sipas tij për deformim të rezultatit nga ana e maxhorancës, si “shpërfaqje e gjithë shëmtimit që e ka shoqëruar fushatën pas ekraneve dhe që ka dalë në ekran si grahma e fundit para vulosjes së rezultatit”. “Asnjë shqetësim nga ana e shqiptarëve, pasi nuk ka forcë që cenon votën dhe vullnetin e tyre sovran për të mbajtur Shqipërinë në të vetmen rrugë, në atë të zhvillimit”, shtoi kryetari i PS-së.
Rama prezantoi edhe fituesin e “Aleancës për të Ardhmen” në Bashkinë e Rrëshenit, Ndue Kola, për të cilin tha se “hapi rrugën për të gjitha fitoret me radhë”. Kurse kryebashkiaku i ri i Rrëshenit u shpreh: “Këto zgjedhje janë një vijë ndarjeje me të shkuarën, me të keqen, me matrapazllëkun, me korrupsionin. Këto zgjedhje janë dëshmia më e mirë se veriu është me PS-në, Mirdita është dhe do të jetë me PS-në dhe me Edi Ramën”.
/Start/
2011-05-11 20:42