E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Nuk ka justifikim për vonesa në procesin e legalizimit

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot kryebashkiakëve të përshpejtojnë procesin e legalizimit.

Gjatë një takimi me drejtues të bashkive, Rama tha se kalimi i këtij procesi tek bashkitë ishte një kërkesë e herëpashershme nga ana e drejtuesve të bashkive, por ky proces nuk po vijon me ritmet e duhura.

“Kemi shtruar rrugën për akses te legalizimi, në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të bëhet më i lehtë dhe shumë më pak i penguar nga ngarkesa e madhe e Kadastrës. Çfarë presim ne të përshpejtojmë këtë proces”, tha Rama.

Rama, këtu veçoi bashkinë e Shijakut, e cila sipas tij, ka ecur me ritme të larta në këtë proces.

“Bashkia më e suksesshme me tërmetin, ajo e Shijakut është edhe bashkia model për të gjithë procesin e legalizimit. Besoj se ajo që e ndihmon në shpejtësinë e procesit është kontakti i drejtpërdrejtë me çdo banor, në çdo cep të bashkisë. Duhet fokus, nuk ka justifikim“, tha Rama.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›