Katër kalorësit apokaliptikë të Ramës
Kalorësi i parë i Apokalipsit-Fushatat e zgjedhjeve shqiptare janë zhvilluar me një simetri absolute. PS dhe PD, së bashku me varganët satelitorë, kanë kryer po ato veprime, kanë bërë po ato lëvizje, kanë përdorur po të njëjtin fjalor. Ndërkohë, fushata e zgjedhjeve komunale 2011, veçanërisht në Tiranë
Nata nxin e ndjell fatkob
Korbi fat e fati korb
Ca me thonj e ca me kamë
Hapet varri
Nën krrokamë
Varr që rron kur rrojtjen bren
Ditës dritën ia rrëmben
Bie po gjumi smë zë:
Dita gdhin, apo sgdhin më?
Xhevahir Spahiu, Fati Korb
është fushata më asimetrike e mundshme: Një PD që me premtime dhe buzëqeshje para kamerave tenton modelin perëndimor. Një PS që eksperimenton modelin me daulle lufte. Ndërkohë që Bibla mëson Rrugët e Zotit janë të pafundme, Rama këmbëngul nëntë herë Ne jemi e vetmja rrugë. Duke përjashtuar çdo rrugë tjetër, përfshirë edhe rrugët e Zotit. Në ndjekje të ritualit të prapë kabalistik, ai ngulmon nëntë herë tek e keqja: E keqja që pjell të këqijat… E keqja që ka marrë peng… E keqja që futi llumin…. Po nëntë herë Rama i spërdridhet krrokamës Kurrë më!, që të
ngjeth dhe të dreth, tmerre që si ke ndjerë kurrë, të korbit të Edgar Poes. Fushatë me shpendin kobndjellës të Ferrit. Ai qoftë. Dhe tërë këto imazhe më kujtojnë përkufizimin e Apokalipsit nga profeti Zacharias, si fund i botës ku shembet çdo gjë dhe njerëzit vrasin njëri-tjetrin. Ku vizioni i të dërguarit të Zotit nis e sqaron kuptimin e gjërave të fshehta. Ne kemi vizione, thotë Rama
dhe lëviz gishtin në formë spirale rreth tëmthit. Lëvizje kuptimplote kjo. Këto imazhe më sjellin në kujtesë atë gravurën Katër kalorësit e Apokalipsit të Albrecht Dürer-it, kuajt e të cilëve shkelin mbi burrat, gratë, të moshuarit dhe foshnjat e vdekura. Secili të marrë hakun që i takon,… të marrë hak për plumbat e 21 janarit,… të marrë hak për ata që vriten rrugëve përditë nga
mungesa e shtetit, fshikullon Rama ndjenjën e egër të hakmarrjes, duke fituar pa mëdyshje
nderin dhe postin e kryekalorësit, Kalorësit të Parë të Apokalipsit. Tre kalorësit e tjerë, të cilëve ai u prin në betejën elektorale, janë: E keqja e të këqijave… e keqja që i pjell të këqijat zinxhir,… e keqja që ka hyrë në palcën e demokracisë dhe të drejtësisë, Vjedhja e Votave. Më tej, biri i parë i
Vjedhjes së Votave, Korrupsioni, i cili pas vjedhjes së votave e rrokullisi Shqipërinë në rrugën e kusarisë pa dorashka. Dhe, si më i ri, 21 janari, e keqja që më 21 janar vrau për të vazhduar të vjedhë e të sundojë Shqipërinë me vota e para të vjedhura. Sa të drejtë ka Edi Rama që ti grahë këta kalorës dhe kuajt e tyre para dhe pas betejës elektorale?
KALORËSI I DYTË I APOKALIPSIT
Një qeveri që ta merr votën kur sia jep, të merr pastaj lekët, shpirtin, jetën… Nëpërmjet votave të vjedhura pushteti ka miratuar akte barbarie e kusarie të pashoqe, thotë Edi Rama. Por sa është Edi Rama viktimë e amoralitetit zgjedhor të PD-së? Fajin Edi Ramës për humbjen e zgjedhjeve ia ka PD-ja, apo fajin Edi Ramës për humbjen e zgjedhjeve ia ka Edi Rama? Pyetja e fundit është thjesht retorike. Skenarist, regjisor dhe aktor i zgjedhjeve 2009, Rama i rezervoi vetes rolin më grotesk dhe tragjikomik të skenarit të tij. Aktroi si diletant përballë rivalit profesionist dhe humbi.
Ishte Rama ai që nëpërmjet kërcënimit të bojkotit ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Ishte Rama ai që ngulmoi në skemën spanjolle, vrastare, për partitë e vogla. Ishte Rama ai që i ulëriti ambasadorit Bosch të OSBE-së kur ky i kërkoi që komisionet të mos kontrolloheshin vetëm nga dy parti. Ishte Rama ai që ngulmoi në polarizimin e debatit mediatik në PS-PD. Shkurt, ishte
Rama ai që përcaktoi rregullat dhe fushën e lojës, me rezultat final masakrimin e partive të vogla, përfshirë ato satelitore të PS-së. Ishte po Rama ai që i rinovoi në 70% organet drejtuese të partisë. Duke ruajtur nga bërthama e parë kryesisht liberalët, si shefi komunist i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi. Duke flakur nga drejtimi dhe Parlamenti inteligjencën si Maqo Lakrori dhe elementin e ekuilibruar si Musa Ulqini; për ti zëvendësuar ata me bashkiakë si Eduard Shalsi, kukulla mekanike të markës no name si Saimir Tahiri dhe të fortë si Tom Doshi. Duke zëvendësuar personat me integritet individual, si Kastriot Islami, me yesman-ë si Taulant Balla dhe penat e mençura si Servet Pëllumbi, me buzëkuq, si ai i Shegë a Shegushes. Shkurt, ishte Rama ai që për të
krijuar formacionin me ushtarë të bindur, flaku oficerët e partisë. Duke shkatërruar pariparueshëm përvojën dhe forcën intelektuale të partisë. Dirigjent shumë të suksesshëm
të shkatërrimit të Partisë Socialiste e quan Ramën miku i tij ri, Dritan Prifti. Ishte Rama ai që kur rivali mblidhte magjeve me lugë kafeje miellin, deri partitë 353-votëshe, i lejoi vetes luksin të flakë pakon e miellit, 90 mijë votat reale të LSI-së, duke e kthyer LSI-në nga aleat potencial në kundërshtar real. Ishte Rama ai që pasi i krijoi vetes komoditetin e daljes në beleg vetëm për vetëm me kundërshtarin, u step dhe u frigua. Nuk pranoi debatin publik me rivalin dhe nuk u
tërhoq nga posti i kryebashkiakut. Dhe këtë publiku e deshifroi me Rama e di se nuk fiton, prandaj nuk do që të rrezikojë. Foli pa brumë dhe pa sharmë, pa vizion dhe program, me slogane të pakuptimta priftërinjsh brahmanë Përtej së Majtës. Dhe pa dyshim që buldozeri Berisha do ta bënte petë, siç dhe e bëri. Nëse do përgatitej ndonjë film me kronikën e zgjedhjeve, titulli më i përshtatur do të ishte: Kronikë e një humbjeje të kërkuar me ngulm. Shkurt, përgjigjja e pyetjes se cilin duhet të akuzojë Rama për humbjen e zgjedhjeve, është: Për humbjen e zgjedhjeve
Edi Rama ka të drejtë të akuzojë vetëm Edi Ramën. Si e tillë, alibia e vjedhjes së votave, me
një PS engjëllore nga njëra anë dhe një PD diabolike nga ana tjetër, i përket fantashkencës.
Zgjedhjet 2005 dhe 2009 nuk i njoh nga shkallët e stadiumit, por nga fusha dhe e njoh shumë mirë engjëllorinë e çunave të Bales të Ermelinda Meksit në Tiranë dhe plotoneve të Gazmend Bizhgës në Durrës. Rama e mësoi shumë shpejt se asnjëri nga 20 000 komisionerët e tij nuk pati shënuar
në procesverbalet asnjë kundërshti dhe po aq shpejt se anëtarët e tij të KQZ-së e kishin miratuar pa hezitim humbjen. Po shpejt Rama mësoi se për hapjen e kutive të votimit mund ti drejtohej Prokurorisë, siç dhe bëri PDK e Nard Ndokës, ose Komisionit të Venecias. Por pikërisht kjo hapje nuk i duhej Ramës. Ramës i duhej vetëm zhurma për hapjen e kutive, dhe jo hapja e kutive. Hapja
e kutive do të dëshmonte se ai i kishte humbur zgjedhjet absolutisht për fajin e tij, për çka do të përballej me kërkesën e statutit për dorëheqje të parevokueshme, siç dhe e pati bërë me fisnikëri paraardhësi Fatos Nano. Pikërisht në këtë çast doli në skenë alibia e votave të vjedhura. Por si veproi Rama me votat e partisë së tij? Shpresova se Rama do të mbante përgjegjësinë e humbjes dhe nuk do të rikandidonte, thotë socialisti Arben Malaj, duke u tërhequr nga kandidimi, pasi e dinte mirë se çfarë do të ndodhte realisht. Në fshat jemi vetëm dy anëtarë partie. Të tjerët kanë
ikur, tregon anëtari i PS-së nga një fshat i Gramshit. Rezultati që nisa ishte ai që më kërkuan: 22 vota për Edin, një për Maqon. Kaq dhe dolën zgjedhjet: 93% për Edi Ramën, 6% për Maqo Lakrorin. Nuk ka pikë rëndësie kush dhe si voton në parti. Rëndësi të jashtëzakonshme ka kush dhe si do ti numërojë votat, thoshte Stalini në 1929-n. Dhe kjo çon në pyetjen: ku e gjen Rama të
drejtën morale për të shqiptuar kurrë më një pushteti që vjedh votat? Ndërkohë që
