Mos hidhni në votë detyrimin për drejtësi ndaj Aleks Nikaj!

Dy vajzat e Aleks Nikës, Amelia 2 vjeç dhe Mentila 5 muajshe, të mbetura jetime pas 21 janarit 2011
Apel për Sali Berishën dhe Edi Ramën
Nga Avokat Mark Nikaj*
Amelia është 2 vjeç, ndërsa Mentila 5 muajsh. E madhja flet dhe ka nisur të kuptoj se babai po vonon të kthehet në shtëpi. E dyta ende. Një të diel më parë televizionet transmetuan 25 herë një kronikë se si një baba i ri i sjellshëm, mori vajzën e tij për dore bashkë me gruan e veshur me 20 mijë euro rroba dhe aksesorë, dhe shkuan të shikojnë në Teatrin e Kukullave përrallën e Mamadhisë dhe 7 kecave. E bombarduar me pamje të moshatarëve të saj, që shkojnë ne teatër (ani pse në mënyrë teatrale) me prindërit e tyre të qeshur që bëjnë sikur i duan gjithë fëmijët në atë sallë, Amelia u ngrit befas e mërzitur nga kolltuku dhe thirri Dua edhe unë babin!
Të gjithë ne të tjerët që tani jemi dërrmuar nga vrasja e djalit tonë më 21 Janar, kemi mbi tre muaj që përpiqemi të kemi një përgjigje për këto dy vajza jetime. Babai i tyre u vra më 21 Janar në Bulevard. Por ky shpjegim i thatë nuk mjafton për dy vajzat jetime. Ato natyrisht duan të dinë gjithçka. Duan të dinë pse ajo vajza bionde që ka lindur në Holandë është e qeshur dhe e lumtur duke shkuar me babin dhe nënën e saj të pasur duke parë kukulla dhe pse ajo smund ta bëjë atë. Ato ende nuk e kuptojnë se ai djalë i qeshur buzagaz, i dashur me fëmijët e tjerë në sallë, i ka lënë jetime. Ne ende nuk kemi si tia shpjegojmë këtë gjë se janë të vogla.
Unë që kam këtë dramë, jam xhaxhai i Aleks Nikaj, dhe jam pjesë e kësaj drame të përditshme në familjen tonë. Familja dhe të afërmit po përpiqen përditë të gjejnë forcë për të mbijetuar, por e vetmja shpresë që gjithçka të mund të degradoj është drejtësia.
Unë jam i thyer në moshë dhe e di mirë pse është vrarë Aleksi. E njoh mirë njeriun që u krenua me vrasjen e tij, Sali Berishën, dhe duke njohur atë njoh mirë dhe njeriun që përdori për këto vrasje Lulëzim Bashën. Mes makthit të vdekjes së Aleksit në javën e parë kur ai mbijetoi deri sa vdiq në Turqi, mua dhe familjes së Aleksi do të na duhej të duronim dhe fyerjet për të, do të na duhej të duronim mburrjet makabre të Sali Berishës që ishte gati të vriste jo 3, jo 30, por 300 nëse shkeleshin institucionet. Ato ditë nuk do ti harrojmë kurrë. Nëna e Aleksit errej dhe gdhihej në shkallë me sy nga rruga duke pritur mandatën, ndërsa ne me sy nga ekranet se mos Sali Berisha dhe Lulëzim Basha vazhdonte të fyente gjakun e pafajshëm të djalit tonë.
Po të drejtohem në emër Sali Berisha, dhe ty Lulëzim Basha. Kështu do tu drejtohem derisa drejtësia të vihet në vend, pasi nuk kam ndërmend tu njoh për kryeministra apo ministra, por thjesht si njerëz që më keni borxh gjakun e Aleksit. Ne jemi duke pritur që drejtësia të veprojë dhe ju të merrni përgjegjësi për atë që keni bërë. Në ethet e kësaj fushate elektorale, ju po përpiqeni të votëbesoni shoqërinë shqiptare pro apo kundër gjakut të djalit tonë, po përpiqeni të përdorni emocionet politike për të marrë pafajësinë politike për atë që keni bërë. Gaboheni rëndë. Drejtësia për gjakun e djalit tonë, nuk vihet nga fushata elektorale dhe as nga përpjekjet tuaja për blerë votën popullore që të harrohen krimet. Drejtësinë për gjakun pafajshëm të Aleksit e vendos vetëm drejtësia dhe ju na kini fyer rëndë duke na ofruar si alternativë të së ardhmes përgjegjësit e kësaj tragjedie. Dy mbesat e mia të mbetura pa baba, as qetësohen dhe as mërziten nga fitorja apo humbja e Lulëzim Bashës në Tiranë, por trishtohen nga mungesa e përjetshme e babait në shtëpinë e tyre dhe duan drejtësi. Ndryshe nga dy mbesat e mia, mbesat dhe nipat e tu Sali Berisha kanë plot pare, kanë vila dhe pasuri, kanë mundësi të udhëtojnë gjithë botën dhe jetojnë të lumtur. Mbesat e mia nuk ia kanë lakminë fatin e nipave dhe mbesave të tua, por nuk kanë për të ta falur kurrë fatin që ti u imponove duke i lënë pa baba, nëse pengon drejtësinë të shkojë në vend. Është mire ti japësh shans të vërtetës dhe të mos manipulosh ende me vdekjen e babait të tyre. Është mirë ti dorëzosh drejtësinë, armën që vrau, njeriun që qëlloi, njeriun që urdhëroi dhe njeriun që komandoi gjithçka. Kjo do ta bëjë më të vërtetë lumturinë fallso të nipave dh mbesave të tua.
Ne nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për Aleksin, me të gjitha rrugët, në të gjitha gjykatat, me gjithë miqtë dhe aleatët tanë, deri dhe me gjykatat perëndimore.
Ti Sali Berisha dhe Lulëzim Basha duhet ta dini mire se Aleks Nika ishte djali i shtëpisë sonë, babai i dy vajzave të mitura, djalë i një nëne që po plas nga dëshpërimi. Ai nuk ishte as i Bamir Topit, as i Ina Ramës, as i Edi Ramës dhe as i puçistëve të tjerë që ju shpikët për të mbuluar të vërtetën e vrasjes. Ti Sali Berisha nuk mund të na bësh dot karshillëk as me ligje, as me politikë dhe as me pseudointelektualë e pseudomirditorë si Frrok Cupi, Mark Marku dhe të tjerë që kanë shitur shpirtin e tyre për tu bërë avokatë të atyre që derdhën gjak të pafajshëm në një vend që synon të hyjë në Evropë.
Ti Sali Berisha bërë çfarë munde ta poshtërosh vdekjen e tij, duke u sjellë si armik i tij dhe kur ai ishte duke vdekur. Shkuat në Spital dhe nuk i hodhët as sytë, shpërbleve gardistët që e vranë dhe turpërove një komandant garde që nuk la as gruan e vet të vinte të ndahej me Aleksin që e kishte djalë dajoje. Ti u tregove shpirtzi dhe cinik duke ftuar në mbledhje të qeverisë publikisht Shakirën të vinte të këndonte për mortin e djalit tonë. Këto nuk ti kemi harruar, por dije se nëse vazhdon të pengosh gjykimin dhe hetimin tënd dhe bashkëpunëtorëve të tu në këtë krim, ne nuk do ta falim kurrë.
Ti Sali Berisha dhe vartësi yt Lulëzim Basha keni seleksionuar në këtë vrasje Aleks Nikaj, si djalë të vetëm që nuk ka kush ti marrë hakun. Ne po kërkojmë që drejtësia të veprojë, dhe nuk deinkurajohemi as nga trembja që ti i ke bërë Presidentit të Republikës apo kryeprokurores. Unë jam ende i tronditur nga deklarata e Presidentit që tha se ky krim nuk duhet të kishte ndodhur, a thua se kjo është çështje morale dhe jo ligjore. Në të vërtetë detyra e tij është të reagojë duke mbrojtur Kushtetutën dhe lirinë e qytetareve për të demonstruar, duke çuar para drejtësisë fajtorët, dhe zbardhjen e krimit.
Ti Sali Berisha dhe vartësi yt Lulzim Basha po shpikni lloj konfliktesh me Presidentin, kryeprokuroren dhe institucione të tjera me qëllim që të keni një alibi për vonesën e së vërtetës. Lulëzim Basha ka shpëtuar një herë nga drejtësia duke sajuar sherre të tilla dhe duke shtyrë afatet e hetimit. Por gabon se mund të shpëtoj gjithmonë me të njëjtën mënyrë. Masakra e 21 Janarit është vepër kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është paksa dyshues fakti që ai nuk ju besua Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me gjithë respektin që kam për grupin e prokurorëve që po heton. Ju nuk mund ta mbyllni këtë histori pa na treguar vrasësin dhe shkakun e vrasjes.
Ti Sali Berisha dekonspirove veten që je i përfshirë i gjithë në këtë krim, pasi fillimisht hodhe versionin që kishe përgatitur paraprakisht që viktimat i vrau opozita. Pastaj tentove të mashtroje me mjekët e Spitalit Ushtarak. Kur të gjitha alibitë të ranë, thirre në ndihmë miqtë e tu politikë në Perëndim dhe u shpjegoje se kishe qëndruar 5 orë i rrethuar dhe se vrasjet ishin legjitime. Fal zotit miqtë e tu në Perëndim që ti përdor në ekrane te blera në Tiranë i sfumoi deklarata e përgjegjshme e presidentit francez Sarkozi, i cili e bëri të qartë se Perëndimi nuk toleron asnjë vrasje qyteta