E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen masat e sigurise ne Nju Jork pas vrasjes se Bin Ladenit

Nje zedhenes i ish presidenti amerikan George W. Bush thote se ish presidenti ka refuzuar ftesen e presidentit Barak Obama per te vizituar te ejten vendin ku para 10 vjetesh ngriheshin kullat binjake te Qendres Boterore te Tregetise. Zedhenesi tha se zoti Bush e vlereson ftesen por ka zgjedhur te qendroj larg vemendjes se opinionit publik pas mbarimit te mandatit te tij.

Nderkohe qyteti i Nju Jorkut ka shtuar masat e sigurise per acte te mundshme terroriste ne pergjigje te vrasjes se udheheqesit te Al-Kaides Osama Bin Laden. Masat e sigurise jane shtuar para vizites qe presidenti Obama do te beje neser ne kuoten zero aty ku ndodhej Qendra Boterore e Tregetise e cila u shkaterrua nga sulmet e Al Kaides me 11 shtator 2001.

Zyrtaret e Nju Jorkut thone se per momentin nuk ka kercenime specifike kunder qytetit. Megjithate autoritetet po marrin masa sigurie. Komisionieri i policise Ray Kelly tha dje se masat e sigurise jane shtuar qe nga vrasja e Bin Ladenit megjithese jo te gjitha masat mund te verehen nga publiku.

Byroja jone e anti-terrorizmit dhe divizioni i zbulimit po punojne ngushte me partneret federale brenda dhe jashte vendit per te pare nese ka tregues per ndonje akt hakmarres.

Sipas komisionierit Kelly masat e sigurise jane shtuar rreth vendeve te rendesishme ne qytet perfshire sheshin Times Square Empire State Building Statujen e Lirise dhe objekte te caktuara fetare. Zoti Kelly ka thene se jane ndare burime shtese per infrastrukturen e transportit. Metroja dhe trenat e udhetareve u jane nenshtruar kontrolleve te rastit. Ne ujerat rreth Nju Jorkut vemendje e vecant po i kushtohet anijeve te udhetareve barkave dhe urave.

Policia eshte e pranishme edhe rreth Kuotes Zero ku neser do te beje nje vizite presidenti Obama. Sipas zotit Kelly departamenti gjuhesor i policise po percjell me vemendje komunikimet ne internet dhe oficere te nderlidhjes jane vendosur jashte vendit per te mbledhur te dhena.

Nderkohe  banoret e Nju Jorkut vazhdojne rutinat e zakonshme ditore. Rob Walsh punon per sherbimin mjekesor te emergjences ne qytet. Ai thote se masat e sigurise te japin qetesi por ai ve ne dukje se kjo eshte veti e re per jeten amerikane.

Ky eshte normalitet i ri. Duhet te mesohemi me kete. Ka dite kur nuk deshiron te lexosh gazeten nga frika se mund te mesosh per nje sulm. Por ne 10 vitet e fundit ne jemi mesuar me kete realitet.

Zoti Walsh shtoi se djali i tij 7 vjecar nuk ka perjetuar kohen kur banoret e qytetit nuk mendonin per te qene te kujdesshem ndaj sulmeve te mundshme terroriste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›