E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk kemi probleme me aleatët. Blushi i kthen batutën Berishës

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë udhëtimit drejt Elbasanit ku do të prezantojë kandidatët socialistë për këtë qark, theksoi se skuadra “Për Një Rilindje Shqiptare”, nuk është arsyeja pse individë të caktuar kanë vendosur të dalin kundër PS.

Kryesocialisti Rama, vlerësoi se nuk ka skuadra ku ka konsensus të plotë, ndaj reagime të tilla janë të pritshme.

“Sigurisht nuk është skuadra jonë arsyeja pse dikush ka vendosur të dalë kundër PS dhe të votohet padashje ose qorrazi në shërbim të kundërshtarit. Kjo është një rendje që nuk ka asgjë të mirë për individët që kanë marrë nga PS gjithcka që PS ka mundur të japë për dikë, por nuk do i dilte jeta për ti kthyer PS atë që kanë marrë. Nuk ekzistojnë skuadra që të kenë konsensus e të gjithëve, kjo është e pamundur. Unë besoj se ne kemi një skuadër shumë të ekuilibruar me eksperiencën e PS, me prurje të reja, me rikthime të domosdoshme. Këtu në Elbasan kemi të gjithë për cka po flas”, theksoi Rama.

I pyetur nga gazetari i News24 Arbër Hitaj, Rama komentoi deklaratat e fundit të bërë nga 2 aleatët e tij , Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo. Kreu i PS-së konfirmoi se nuk ka asnjë problem dhe pakënaqësitë janë dicka tradicionale. 

“Është organike që herë as herë aleatët tanë tradicional të kenë pakënaqësinë tradicionale, por në thelb nuk ka asgjë problematike. Jemi në një koalicion dhe do fitojmë dhe bashkë do qeverisim qeverinë”, theksoi Rama. 

“Ne do bëjmë rishikim të plotë të gjithë koncesioneve dhe proceseve që janë karakterizuar nga dyshime të forta apo dështime spektakolare. Kemi filluar punën me një grup ekspertësh të huaj. Për të zhbërë atë që është bërë keq”, paralajmëroi Rama. 

BLUSHI I KTHEN BATUTËN BERISHËS: TI JE DHE KALI DHE KARROCIERI 
Gjatë udhëtimit drejt Elbasanit, gazetari i News24, Arbër Hitaj pyeti deputetin socialist Ben Blushi: Si ndiheni zoti Blushi në një autobus ku mund t'i flitet shoferit?

Blushi duke rikujtuar se kjo është një ndër batutat që kryeministri i bën atij, iroznioi skuadrën e Berishës duke e krahasuar me një karrocë, ku vetë Berisha sic tha ai është edhe karrocier, edhe kamzhik edhe kalë.

“Kam Saliun që është marrë me batutën e autobusin tim. Dua të them sidoqoftë autobusi jonë duhet të garojë me një karrocë këtë radhë. Ndryshimi me autbusin tonë është se kur ke të drejtë të flasësh ti, kemi dhe ne. Në rastin tjetër Saliu është edhe karroceri edhe kali edhe kamzhiku dhe balta, se karroca e tyre ecën gjithmonë në baltë. Ne do ecim m shpejt dhe do shkojmë në stacionin e këtyre zgjedhjeve me 23 qershor më shpejt se Saliu. Kemi një skuadër shumë përfaqësuese”, ironizoi Blushi. 

Blushi komentoi edhe takimin e Ministrit Imami me kolegun Talat Xhaferi, ku ministri jonë foli anglisht.

“Dje Imami fliste anglisht me shqiptarët nuk e di si i flet elbasanllinjve, ka ndryshim të mës kandidatëve tone dhe të atyre. . Ekipi jonë do marrë shumicë ndërrmuese ne qarku e Elbasanit”, tha Blushi.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›