Ministri Imami në Bruksel, raport për demilitarizimin e municioneve
BRUKSEL - Ministri i Mbrojtjes Imami merr pjesë sot në EAPC-Euro Atlantik Partnership Council në Bruksel, ku paraqet një raport për demilitarizimin e municioneve.
Në takim do të jenë të pranishëm ambasadorë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Mësohet se takimi do të zhvillohet nga ora 15.00 deri në 16.30. Përpara paraqitjes së raportit ministri Imami pritet zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen.
(er.nu/BalkanWeb)