Durrës, vrau shokun pas sherrit për lojën, arrest me burg për 17-vjeçarin
DURRES – Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 17-vjeçarin, Xhulio Leka , i cili akuzohet për vrasjen e një 15-vjeçari. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku Fatos Daci, me origjinë nga Dibra dhe banues në plazhin e Durrësit, është qëlluar për vdekje me thikë nga shoku i tij Xhulio Leka, 17 vjeç. Blutë e Durrësit kanë arritur të prangosin autorin rreth një orë e gjysmë pas ngjarjes, ndërkohë që 15-vjeçari ka mbërritur fillimisht i plagosur në spital e më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e hemorragjisë së madhe. Kështu, një sherr banal për videogame është kthyer në motiv të vrasjes së një 15-vjeçari.
NGJARJA
Rreth orës 12:00 të ditës së hënë, 15-vjeçari Fatos Daci, bashkë me shokun e tij Xhulio Leka kanë hyrë në një pikë interneti në lagjen numër 13 në sektorin Iliria, ku kanë luajtur videogame, lojëra të ndryshme me luftë. Dy adoleshentët nuk kanë qenë frekuentues të shkollës së mesme dhe të dy kanë qenë të papunë. Pasi kanë luajtur për disa minuta, 15-vjeçari ka fituar pikët maksimale, gjë e cila ka shkaktuar xhelozi tek 18-vjeçari, ndërsa të dy qëllonin me automatikë mbi ushtarët armiq.
Lojërat e tilla tregojnë se si ushtarët e mirë qëllojnë me armë të kalibrit të madh e të vogël, madje edhe me mjete të mprehta shpata e thika, mbi ushtarët armiq për të fituar duelet. Mësohet se 15-vjeçari ishte frekuentues i rregullt i lojërave elektronike dhe përherë fitonte ndërsa ndeshej me shokët e tij, por këtë herë fitorja pati një kosto tepër të lartë për të, pasi 18-vjeçari Xhulio Leka është grindur me shokun e tij për armiqtë që kishin vrarë në lojë.
Sipas dëshmitarëve, dy adoleshentët, pas mbarimit të lojës kanë dalë në rrugë dhe pa bërë as 100 metra, Xhulio Leka ka qëlluar me thikë në zemër shokun e tij, Fatosin. Menjëherë 15-vjeçari i plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë, për shkak të hemorragjisë së madhe. Mjekët bënë me dije se 15-vjeçarit i ishte prekur arteria kryesore që furnizon me gjak zemrën dhe ishte e pamundur ta mbaje në jetë për shkak të dëmtimit të madh.
POLICIA
Forca të shumta të Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe brenda një kohe të shkurtër kanë mundur të identifikojnë si autor të ngjarjes, shokun e viktimës. Pas gati 90 minutash, blutë e Durrësit kanë prangosur 18-vjeçarin, i cili ishte fshehur tek një nga shokët e tij në zonën e plazhit, me akuzën për vrasje.
(er.nu/BalkanWeb)