Zgjedhjet, Vëzhguesit e ODIHR takim me Bumcin e kryetaren e KQZ, Lleshi

TIRANË- Delegacioni i Vëzhguesve afatgjatë të ODIHR-it nisi sot në Tiranë takimet me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Rreth orës 10:00 ata mbërritën në Ministrinë e Jashtme ku zhvilluan një takim me ministrin Aldo Bumçi.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, zyra e shtypit të MPJ thekson se, "Sot, Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumçi priti në takim kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR-it, Costance Berryman McCormack (SHBA), si dhe Zëvendëskryetarin e këtij Misioni, Harald Jepsen (Danimarkë). Ministri Bumçi shprehu vlerësime për rolin e veçantë që luan ODIHR, me anë të instrumenteve të monitorimit, në ruajtjen dhe forcimin e sistemit demokratik të shteteve anëtare, duke respektuar kriteret themelore të demokracisë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes ODIHR-it dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe falënderoi znj. McCormack për reagimin në përgjigje të kërkesës që Qeveria shqiptare u ka drejtuar organizmave ndërkombëtare, OSBE/ODIHR-it, KiE-së, si dhe shteteve pjesëmarrëse të këtyre organizatave, për të dërguar numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve".
Ndërsa McCornack, pasi falënderoi për ftesën dhe bashkëpunimin e Qeverisë shqiptare bëri një prezantim të ekipit të Misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të përbërë nga analistë politikë, ligjorë dhe zgjedhorë të ODIHR-it, të cilët i paraprijnë ardhjes së vëzhguesve afatshkurtër në Shqipëri.
TAKIMI ME KQZ
Pas këtij takimi ata u priten edhe nga kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi. "Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi) dhe anëtarët znj. Vera Shtjefni, z. Klement Zguri, z. Hysen Osmanaj kanë pritur në ambjentet e KQZ-së delegacionin e misionit të OSBE/ODIHR-it, znj. Costance Berryman McCormack, Kryetare e Delegacionit, z. Herald Jepsen, zv. Kryetar Delegacioni si dhe 5 analistë zgjedhor. Qëllimi i takimit ka qenë prezantimi i Delegacionit dhe analisteve zgjedhor me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të fillimit të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 23 qershor. Kryetarja e KQZ-së u ka uruar mirëseardhjen znj. Costance Berryman McCormack dhe z. Herald Jepsen si dhe i ka njohur ata me punën që KQZ ka bërë që nga konstituimi i tij", thuhet në njoftimin e KQZ.
Nga ana e tyre, znj. Costance Berryman McCormack dhe z. Herald Jepsen e kanë falenderuar Kryetaren dhe Anëtarët e KQZ-së për mikëpritjen dhe pasqyrimin e punës së bërë nga ky institucion për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qrshorit.
Në përfundim të takimeve vëzhguesit e ODIHR-it kanë paralajmëruar edhe një konferencë për shtyp, që pritet të zhvillohet rreth orës 15:00.
MISIONI I OSBE NE TIRANE
Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-t dhe të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, mbërritën të hënën në Tiranë, për të ndjekur nga afër zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në krye të misionit është amerikania Conny McCormack, e cila ka qënë pjesë e ekipeve vëzhguese në zgjedhjet në Armeni, Meksikë, Rusi, Jemen, Indonezi e Nigeri.
Ekipi i ODIHR-it përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, me seli në Tiranë, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë, të shpërndarë në të gjitha rajonet. Ashtu si edhe në vitin 2009, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, e kryesuar aktualisht nga austriaku Volfgang Grossruck, aktivizoi sërish marrëveshjen me ODIHR-in për një mision të përbashkët monitorimi.
Ekipi i Asamblesë Parlamentare do të drejtohet nga përfaqësuesi i saj special për Europën Juglindore, Roberto Battelli, deputet slloven. Z.Battelli ka një eksperiencë të gjerë në vëzhgimin e zgjedhjeve, ndërsa ka marrë pjesë në 19 misione monitorimi në shtete të ndryshme anëtare të OSBE-së. Ai ka qenë dhe koordinator i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së në zgjedhjet në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.
ODIHR ka kërkuar nga vendet anëtare të OSBE-së që të dërgojnë në Shqipëri 430 vëzhgues, por ende nuk është përcaktuar numri i saktë i atyre që do të përfshihen.
(m.a/BalkanWeb)