E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e tre turisteve ceke ne Kukes

Policia e Kukësit ka arrestuar autorin e grabitjes së tre turistëve çek, ngjarje kjo e ndodhur dy javë më parë në komunën e Ujmishtit. Autori ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar edhe se ku kishte fshehur sendet e grabitura.
Ngjarja e ndodhur alarmoi policinë pasi vinte në fillimin e sezonit turistik veror dhe se kishte për objekt plaçkitjen e turistëve të huaj. 
Policia duket se nuk është majftuar me zbulimin e shpejtë të ngjarjes dhe vënien para ligjit të autorit të dyshuar, por ka përgatitur një plan të veçantë masash vetëm për garantimin e qytetarëve vendas dhe turistëve të huaj për mbarëvjatjen e sezonit turistik dhe garanatimin e pushimeve të qeta. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›