E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Obama, dy modele të largëta duke filluar nga ai familjar

Përpjekja e kryetari të PS-së për të përfituar nga ceremonia e betimit të presidentit të ri amerikan ka qenë neveritëse. Edvini paraqet modelin e kundërt të presidentit Obama. Kryetari i shteti amerikan ka një bashkëshorte dhe dy vajza të mrekullueshme, ndërkohë që kreu i PS-së numëron veç drama e sakrilegje familjare Kryesocialisti Edi Rama ka përvetësuar dje mesazhin presidencial të Barak Obamës, duke u vetëshpallur si njeri i ndryshimit për Shqipërinë. Duke ndërmarrë paralelizma spekulativë, kreu i Partisë Socialiste ka përshëndetur marrjen e presidencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Obama, ndërsa ka kërkuar nga shqiptarët që të shohin “shpëtimtarin” tek ai dhe koalicioni opozitar që drejton. “Në këtë moment Amerika na mëson se është bashkimi i njerëzve të thjeshtë, përtej kufijve të vjetër të politikës së politikanëve, që mund të sjellë ndryshimin e shumëdëshiruar në jetën e një vendi e të gjithsecilit. Për këtë mësim të paçmuar, ne sot bashkohemi me të gjithë qytetarët e botës së lirë, në shprehjen e mirënjohjes për lajmësin e ditës së re, Presidentin e 44-t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama”, deklaroi dje, midis të tjerave Rama. Për kreun e PS-së, shembulli i gjallë dhe fjalët e rralla të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë një vlerë të jashtëzakonshme.
Dhe në këtë tentativë të përvetësimit të këtyre amalgamave të vlerave të jashtëzakonshme të presidentit të ri amerikan, Edvini nuk e fsheh dëshirën për t’u identifikuar me modelin Presidentit të Ri të SHBA-ve, modeli më i mirë, se si ky politikan i ri arriti në postin më të lartë në vendin me potent në botë.
Në këtë tentativë përqasjeje, Edi Rama harron se vetë, është një politikan jo i ri, për më tepër i klonuar. Ndërsa Barak Obama, që kërkon dhe pretendon ndryshimin, arriti atje ku është sot, falë aftësive të tij, personale dhe mbështetjes së gjerë, Edi Rama, të gjithë e mbajnë mend, se si u katapultua nga Fatos Nano, ndërsa ai endej me “thonj të palarë e të paprerë” rrugëve të Francës. Megjithatë lideri aktual i PS-së, mes shumë ndryshimesh në sensin deficitar që ka me Presidentin amerikan nuk arrin që të përçojë as modelin vetjak, të disa vlerave solide, sikurse janë ato familjare, që atij, Edi Ramës, i mungojnë.
Presidenti Obama hyn në Shtëpinë e Bardhë me një familje të mrekullueshme, me një bashkëshorte dhe dy vajzat, duke rrezatuar kështu në sytë e amerikanëve një ndër vlerat kryesore ku bazohet kjo shoqëri, kreu i PS-së Edi Rama shquhet për një jetë familjare të trazuar. I divorcuar herët, një proces ky shoqëruar me akuza monstruoze ndaj familjarëve dhe me marrëdhënie të stabilizuar së voni me djalin e tij të vetëm, Rama nuk arrin që të shfaqet në sytë e shqiptarëve që konsiderojnë familjen si një nga gjërat e shenjtë.
Kësisoj krahasimi që bëri dje Rama ishte jo vetëm i pavend, por edhe i dëshpëruar. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›