Shefer:Gjatë vizitës së tij të parë në Europë Obama të përshëndesë aderimin e Shqipërisë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Shefer, ka përshendetur presidentin e ri amerikan Barack Obama ndërsa e fton këtë të fundit që kur të marrë pjesë në samitin jubilar të aleancës në muajin prill të përshëndesë anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë si një akt që do ti shërbejë më tej forcimit të kësaj strukture politiko- ushtarake. “Unë besoj se NATO ka çdo arsye për të parë nga të kaluarën e saj me krenari për atë që ka arritur që të bëjë. Dhe për atë që jemi në proces për ta jetësuar. Kjo është një organizatë unike dhe kjo do të nënvizohet me siguri në Strasburg dhe Këln”- deklaroi Shefer gjatë një konference për zgjeruar për shtyp me gazetarët në Bruksel. Thelbësore në këtë samit për kreun e NATO-s do të jetë pjesëmarrja e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Barack Obama që me këtë rast parashikohet të zhvillojë një tur vizitash në Europë. “Dhe unë jam i sigurtë se do të vijë momenti kur ai të rikonfirmojë aleancën e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara, Europës dhe Kanadasë. Sigurisht pritet më shumë se dekoracionet festive dhe fotot e rastit. Çfarë do të thotë ? Për mendimin tim së pari që NATO do të mirëpresë në gjirin e saj Shqipërinë dhe Kroacinë, dy vende këto dikur pjesë e nismës së Kartës së Adriatikut dhe në këtë samit anëtare me të drejta të plota. Unë shpresoj se kjo do të ndodhë. Pasi në pjesën më të madhe aderimi i tyre është ratifikuar nga parlamentare e 26 vendeve anëtare. Ndërsa pjesa e mbetur ka bërë me dije se do emiratojë së shpejti këtë akt. Unë do të bëjë ç’është e mundur që protokollet e 26 parlamentare të jenë të firmosura para mbledhjes së Uashingtonit në mënyrë që Shqipëria dhe Kroacia të bëhen pjesë e familjes sonë në samitin e Strasburgut dhe Këlnit.
...