E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leje per terminalin e gazit ne Fier

Qeveria miratoi dje dhenien e lejes shoqerise "Trans European Energy BV" per ndertimin dhe perdorimin e terminalit te gazit natyror te lengshem ne parkun energjetik ne bregdetin e Fierit, te nje gazsjellesi nendetar Shqiperi-Itali, si dhe rrjetit te gazit ne territorin shqiptar. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha deklaroi se ky projekt i siguron Shqiperise, burime te medha gazi dhe ne rast se ai do te jete projekt fitues, midis projekteve te tjere, territori shqiptar do te jete i hapur. Berisha deklaroi se ne rivalitetin e madh te gazsjellesve jane disa projekte, urojme qe ky projekt te fitoje dhe territori yne eshte i hapur per kete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›