Rama: Olldashi nuk e mbajti premtimin për Fushën e Aviacionit
Kryebashkiaku Edi Rama akuzoi dje ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, se nuk ka mbajtur premtimin për rregullimin e zonës së ish-parkut te Fusha e Aviacionit. Duke iu referuar punës për kthimin e kësaj zone në një park të shumëkërkuar nga banorët, rrjedhojë edhe e dëgjesave publike të zhvilluara me ta, Rama u shpreh katër vjet më parë se ministri i Punëve të Brendshme të familjes Berisha e premtoi këtë park si deputet i kësaj zone dhe pastaj e harroi, sepse u përqendrua në grabitjen e rrugës së Kombit, ndërkohë që premtimi ynë u pengua më shumë se një vit nga bllokimi i këshillit bashkiak. "Sot jemi këtu për ta bërë realitet këtë premtim, për t‘u dhënë banorëve të kësaj zone parkun e shumëkërkuar dhe të shumënevojshëm, ndërkohë që Tirana dhe gjithë Shqipëria janë marrë peng nga ky pushtet i cili po rrënon shtetin e së drejtës dhe ekonominë shqiptare", tha ai. Rama premtoi se nuk do të ndalet në punën për të realizuar ëndrrën e Tiranës Europiane.