E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Opozita, valë protestash në të gjithë Shqipërinë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar një ditë pas mbylljes së seancës maratonë lidhur me hapjen e kutive. Duke e quajtur legjislativin një Parlament të Ruzhdies, Rama tha se sot situata është më keq, duke bërë të ditur edhe rrugën që Partia Socialiste do të ndjekë tashmë. Opozita do të organizojë një valë protestash, të cilat sipas Ramës nuk do të ndalen derisa të vihet në vend e drejta për transparencë, duke vënë theksin tek hapja e kutive, si një kusht i panegociueshëm. Do të protestojmë për largimin e qeverisë, shpërndarjen e Parlamentit dhe krijimin e kushteve që shqiptarët të rizgjedhin, tha Rama.

• Seanca maratonë nuk solli gjë, socialistët tërheqin nismat

“PS dhe opozita do të lëvizë me shpejtësi drejt nxjerrjes në të gjitha hapësirat publike të vendit të protestuesve dhe do të organizojë një valë protestash të cilat nuk do të ndalen pa u vënë në vend e drejta për transparencë dhe në këto protesta pa asnjë ekuivok do kërkojmë largimin e tyre. Nuk patëm nga pala tjetër asnjë propozim, patëm vetëm refuzimin për t’iu afruar kutive. Kutitë janë për palën tjetër temjani që tmerron djallin. Seps në kuti fshihet e vërteta që pala tjetër nuk i ka marr votat për të qeverisur Shqipërinë po i ka grabitur ato duke tjetërsuar vullenti e popullit”, deklaroi Rama.

Lidhur me ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, miratuar vetëm me votat e maxhorancës, Rama tha se është një farsë që thellon më shumë krizën. Me dhunën e kartonave, tha Rama, u ngrit një komision hetimor i pakërkuar nga ata që e ngritën, dhe që thonë do ta vënë në jetë pavarësisht nga opozita, pavarësisht se janë në pakicë. Ai bëri të ditur gjithashtu se opozita nuk do të marr pjesë në këtë komision, ndërsa lidhur për rinisjen e bojkotit, ai tha se do të vendoset më vonë.

“Ai komision nuk ekziston dhe s’ka pse të humbet kohë. Ne kemi qenë në protestë denjësisht, sot hyjmë në një fazë të re dhe thirrja jonë e përditshme për shqiptarët do të jetë protestë dhe vetëm protestë. Komisioni është një farsë që thjesht thellon qartësinë e krizës, kjo është një farsë që është një argument më shumë për një betejë e cila sot jemi akoma më të vendosur ta vazhdojmë. Një pushtet i cili arrin deri në pikën ku arriti mbrëmë është një pushtet që nuk ndalet përpara asgjëje në raport me qytetarin e tij dhe këtë ne nuk mund ta tolerojmë sepse jemi Partia Socialiste, jemi opozita shqiptare e bashkuar me plot parti, aktorë shoqëror, nuk mund të lejojmë një deforimim prej të cilit buron vetëm krizë tërësore të ekonomisë, demokracisë”, vijoi Rama.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e shtunë , 20 mars 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›