QSUT, të gjitha urgjencat së shpejti në spitalin e ri
Urgjencat do të trajtohen fillimisht në korpusin e ri të QSUT-së, dhe më pas do të shkojnë në shërbimin ku duhet të trajtohen.
Faza e parë për hapjen e spitalit ka përfunduar, ku është konceptuar ndarja e shërbimeve, ndërsa ka përfunduar dhe tenderi për pajisjet e tij.
Përqëndrimi i shërbimeve në spitalin e ri, sipas drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të sjellë racionalizim të burimeve njerëzore dhe përdorimit të pajisjeve mjekësore me kapacitet të plotë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se shumë shpejt mund të nisë faza e dytë e masterplanit dhe se do të ketë një datë, që mund të jetë brenda 2-3 muajsh për pajisjen dhe fillimin e punës në spitalin e ri.