Thërrime Shteti shkelen në Kuvend
Prova më e dukshme e thërrmimit të Shtetit në Shqipëri janë deputetët në Kuvend. Nuk bëj pjesë në ata shqiptarë që kanë turp për politikanët që kemi, pasi jam koshiente se janë pasqyrë e saktë e shoqërisë tonë, prodhim besnik i “më të mirës e më të keqes” që ne banorët e 2010 jemi në gjendje të realizojmë. Ata jane ne. Sa më agresive, absurde, paradoksale e pa asnjë rezultat të jenë fjalimet e punët e tyre, aq më keq e kemi bërë të gjithë ne punën që na takon: gazetarë, gjykatës, mësues, mjekë, punëtorë...shoqëri. Si të mos u besoj deputetëve të pozitës të cilët me pasion i këndojnë demokracisë, mirëqënies, zhvillimit ekonomik në Shqipëri? Si të mos u besoj deputetëve të opozitës të cilët, akoma me më shumë pasion, denoncojnë diktaturë, mjerim, rrënim të ekonomisë? Sepse gjendja ekonomike e një familje shqiptare, e një biznesi, e gati 50 përqind (pak më shumë e pak më pak) e popullsisë varet nga ajo se ç’ngjyrë do të marrin fituesit e zgjedhjeve. Automatikisht, me çertifikimin e zgjedhjeve, gjysma e shqiptarëve varfërohen e gjysma e të tjerëve nisin pasurimin; ndarja e të mirave bëhet sipas ngjyrave politike që fisi, klani, biznesi mbart. Pak realitete familjare e biznesi e kanë ndërtuar ekzistencën e tyre të ndarë nga vela politike dhe këto pak që e kanë bërë këtë ose shihen me dyshim, ose janë subjekte prove force e atij që me raste kërkon të identifikohet si Shtet, por nuk është gjë tjetër veçse fisi apo klani i radhës.
Gjatë seancës së këtyre dy ditëve disa deputetë të djathtë thërrasin për arritje të jashtëzakonshme, ndërsa të majtë numërojnë borxhet që Qeveria u ka firmave të ndërtimit, duke çuar gjuhën dhe këta në dhëmbin që u dhemb më shumë. Në këto vite kemi arritur të prodhojmë të kundërta të egra që anulojnë njëra-tjetrën, që të bardhës i thonë të zezë e anasjelltas, pa më të voglin problem. Jetojmë në një realitet ku mungon ai i ftohti, burokrati, asnjanjësi, shërbëtori, i paprekshmi Shtet. Në Kuvend ka ca thërrime që me durim e impenjimin e të gjithëve duhet të bëjnë bukën e së ardhmes. Këto thërrime Shteti deri tani po shkelen me këmbë.