E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nuk na hapën kutitë, tani protesta të largojmë qeverinë

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama paralajmëroi sot se një valë protestash priten tani e në vazhdim nga opozita ne mbare vendin, por krahasuar me protestat e disa muajve me pare, te rejat do kene synim largimin e qeverisë. Ne nje komunikim me mediat Rama reagoi sot ndaj vendimit të djeshëm të Kuvendit që pas dy ditëve seancave maratonë miratoi ngritjen e një Komisioni hetimor për hetimin e zgjedhjeve te 28 Qershorit, por pa përfshirë kërkesën e PS për hapjen e kutive.

“Do organizojmë një valë protestash që nuk do të ndalen deri në zbardhjen e së vërtetës për zgjedhjet, dhe në këto valë protestash do kërkojmë largimin pa ekuivok të qeverisë".

Sipas tij, protestat tani do të kenë si qëllim jo vetëm kërkesën për hapjne e kutive, por edhe shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme,

Duke i mëshuar idesë së PS ia dha shancin Parlamentit që ti kishte në sallë, Rama theksoi se “Parlamenti dje u shndërrua në komisionin e Ruzhdijes. U hodh ne humnerë një gur themeli. Dje ndodhi ajo që ndodhi në KQZ, ku me dhunën e personave u mohua një e drejtë e ligjshme, për trasnparencë. U asgjësua një e drejtë proceduriale. Mbrëmë parlamenti shqiptar u bë parlamenti i Ruzhdijes”.

“Ne zgjidhjen e kërkuam me këmbëngulje, ndaluam protesta dhe i dhamë parlamentit një shans. Paraqitëm listat për ngritjene e një komisioni parlamentar që nuk do ndryshonte fitoren e zgjedhjeve, por do bënte autopsinë e tyre… Kishim një nismë të opozitës por në fakt u ngrit një komision hetimor që rezulton i pakërkuar nga ata që e ngritën”

Sipas Ramës, kriza sot është më e thellë nga dje, pasi u rrëzuan sic tha ai, projektet e PS dhe se qeveria u përgjigj me diktakt.

Por, sic shtoi Rama “fakti është shumë i thjeshtë nuk mund të ketë transparencë pa hapjen e kutive, por mazhoranca i trembet celjes së kutive”.
Në këto kushte sipas Ramës, PS e mbështetur nga aleatët e saj, nga shqiptarët dhe shqiptaret do të nisë një valë protestash dhe do të mbështesë cdo formë proteste në vend që ka si qëllim vetëm një, largimin e qeverisë. “Sot është një ditë e re, dhe unë sot PS dhe gjithë anëtarëve, aletatëve të saj dhe gjithë shqiptarëve dhe shqiptarëve nuk u ofroj asgjë mës humë se vullnet e guxim. Vulllnet për të punuar së bashku, derisa e drejta të vihet në vend, të largohet e keqja që u merr shqiptarëve të drejtën e lirive… Ne do kërkojmë largimin e qeverisë me protesta, pas asnjë lëkundje, asnjë dyshim për kërkesën tonë për transparancë në zgjedhje dhe hapjen e kutive”.

Rama theksoi vecanerisht se protestat për largimin e qeverisë nuk duhen marrë si kërcënim, por si një e drejtë e ligjshme e cdo individi.

“Kërkesa për largimin e qeverisë është demokratike dhe është e ligjëruar. Kështu që askush ska pse të reagojë sikur është fundi i botës është gjëja më normale që populli të kërkojë largimin e qeverisë dhe ndryshimin themelor të qeverisë, në kushtet kur qeveria nuk pranon të bëjë transparencë për një kauzë sic është ajo e kutive”, un shpreh Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›