E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Vota në 8 maj, kurrë më me këtë qeveri!

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama nga Mamurrasi ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit Berisha se e ka zhytur vendin në papunësi. Në prezantimin e kandidatit të PS-se për këtë Bashki, Dedë Ndrecën, u ka bërë thirrje banorëve të Mamurrasit që në 8 maj të mendojnë që votën ta shohin si investimin që duhet të bëjë për të ardhmen e qytetit e jo si shprehje e besnikësirë ndaj partisë.

“Njerëzit e këtij vendi, burra dhe gra që kërcënohen me bukën e gojës, për shkak se janë pjesë e të menduarit kritik të qeverisë, e se nuk janë të gatshëm të shkojnë në miting, duhet te votojne ne 8 maj”.
 

“Votoni dhe besoni fort se asgje nuk e ndal dhe rruga jonë është ajo që na bashkon dhe jo rruga qe na ndal. Është rruga që na bashkon si shqiptarë, si europianë, pa ju ndarë në socialist dhe demokratë”.

Ndër të tjera në fjalën e tij kreu i PS ka pohuar se "Kjo rrugë, që është rruga për të ardhur deri këtu, ka mbetur në këtë gjendje për një arsye, se ai zotëria nuk ka dashur të japë lekët sepse në Mamurras keni fituar ju”. Sipas tij, këto politika janë një strategji e qeverisë për të goditur pushtetin vendor në ato qytete që nuk drejtojnë të djathtët, por që do të dështojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›