E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Disiplinës, hetim për ndeshjen Laçi-Flamurtari

Përfundon mbledhja e Komisionit të Disiplinës, përsa i takon incidenteve në Superligë.

Në lidhje me kerkesën ankimore të KF " Flamurtari ", Komisioni i Disiplinës vendosi që nëpërmjet inspektorëve të disiplines së FSHF të bejë një hetim të plote në lidhje me ndeshjen KF " Laci " - KF " Flamurtari " dhe të raportojnë pranë Komisionit të Disiplines së FSHF brenda pesë ditëve bazuar në nenet 109 dhe 110 të KDS.

Ndërkaq, Komisioni i Disiplinës vendosi për mos pranimin e kerkesës së lojtarit Bledar Hodo si të pabazuar në rregullore.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›