E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Arvizu-Nano

E enjte 23 Shkurt 2012 2058

TAKIMI NANO-ARVIZUQe prej ores 19.35 te mbremjes se sotme e deri rreth ores 22.40 Ambasadori Amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu dhe ish-kryeministri Fatos Nano kane darkuar ne nje prej restoranteve te Tiranes prane stadiumit Selman Stermasi.

Ne fakt takimi mes tyre merr rendesi pasi ai u zhvillua ne nje moment kur po afrohet zgjedhja e kreut te ri te shtetit e kur zoti Nano ka shfaqur hapur ambicien e tij per te qene kreu i ardhshem i shtetit. I pari ne ambientet e restorantit ka mberritur ish-kryetari socialist Nano i cili shoqerohej nga bashkeshortja e tij Xhoana. Zoti Nano me pas ka pritur ne hyrje te lokalit ambasadorin Arvizu i cili mberriti pak minuta me vone. Diplomati i larte dhe ish-kryeministri duket se jane perqendruar ne biseden mes tyre tek zhvillimet e fundit politike si dhe tek deshira e hapur e Nanos per te qene pjese e gares presidenciale. Takimi mes tyre ne fakt ishte njoftuar tre dite me pare por ai u shty per shkak te vrasjes tragjike te ushtarakut shqiptar me mision ne Afganistan Feti Vogli. Biseda e sotme prej mese tre oresh nderkohe ka qene nje rast i mire per zotin Nano te shfaqe pikepamjet e tij mbi situaten aktuale politike. Aktualisht drejtuesit kryesore te selise roze perfshire dhe Ramen kane zbutur tonet e deklaratave per Nanon duke mos e perjashtuar kandidimin e tij per president. Nderkohe megjithe interesin e madh te mediave per te mesuar dicka me shume mbi ate cfare eshte thene gjate darkes ambasadori Arvizu eshte larguar pa pranuar te jape deklarate.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›