E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfarth ngushëllon familjen e dëshmorit Vogli

TIRANE- Kreu i prezences se OSBE-se, ne vendin tone, ambasadori Eugen  Volfarth ka ngushelluar sot familjen e kapitenit Feti Vogli, rene ne krye te detyres gjate misionit te forcave tona ne Afganistan.

Volfarth ka qene per vizite ngushellimi mengjesin e sotem, pak ore pas mberritjes se trupit te Deshmorit te Atdheut ne familjen e tij ne Baldushk.

Është një moment shumë i trishtueshëm. Unë uroj që të shërohet së më shpejt edhe i plagosuri Aleksandër Peçi. Raste të tilla na sjellin në vëmendje se sa afër është lufta dhe sa shumë duhet bërë për të arritur paqen”- ka thene ambasadori.

Ai i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe ka uruar që të arrijnë të gjejnë forcën për kaluar këtë dhimbje të madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›