Rama PD po provokon nje krize te re
Konsensusi i mazhorances dhe opozites sa i perket kompletimit te reformave qe cojne ne marrjen e statusit kandidat ne Bashkimin Europian eshte ne fije te perit. Shkak per ngercin e radhes mes paleve nuk eshte bere procesi i zgjedhjes se presidentit te ri por mandati socialist i ish-deputetes Rudina Seseri i cili ende nuk po zevendesohet nga mazhoranca. Fjalet kercenim dhe bllokim u perdoren dje nga kryetari i opozites ne vend Edi Rama dhe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Ne mes te paleve si per ironi ndodhet perseri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ne vend te Seserit ka mandatuar kryetarin e Bashkise se Fushe-Krujes Gjon Bardhi i cili refuzon ta marre kete mandat duke dashur qe ti kaloje kandidatit tjeter ne radhe Edison Konomi. Por Kryetarja e Kuvendit Topalli refuzon tia kerkoje KQZ-se kete te drejte te grupit parlamentar socialist duke theksuar se ajo nuk ka kompetenca. Nga ana tjeter Rama kercenoi dje se nese kjo ceshtje nuk do te zgjidhjet brenda Kuvendit atehere vendi mund te perballej me nje krize te re politike e cila do ti kushtonte shume ne nje kohe kur pritet marrja e statusit te vendit kandidat.
RamaNe mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te Partise Socialiste kryetari i kesaj force Edi Rama deklaroi se nese mazhoranca nuk do te ndryshonte qendrim sa i perket mandatit te PS-se atehere kriza ishte ne prag. Lideri i PS-se preferoi ti bente apel te drejtperdrejt Kryeministrit Sali Berisha duke i kerkuar te merrte parasysh pasojat qe mund te sillte bllokimi i nje mandati socialist. Apeli im per Kryeministrin eshte te heqe dore menjehere nga mandati i deputetit socialist per te mos hapur nje andralle te re e shume te madhe per funksionimin e Parlamentit ne nje kohe kur te gjithe duhet te bejme cmos per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian deklaroi Rama. Ai shtoi se per kete ceshtje kishte lajmeruar edhe nderkombetaret. Sipas Rames opozita ka pritur me muaj te tere qe kjo ceshtje te zgjidhej dhe se tashme askush nuk duhet te provoje te perserise vjedhjen e votave qe u be 8 majin e kaluar. Rama theksoi se mazhoranca nen udheheqjen e Topallit ka marre persiper te kryeje nje tjeter krim elektoral per bllokimin ne pafundesi me qellim final vjedhjen e nje mandati deputeti opozitar. Sigurisht qe ne sdo presim kaq sa kemi pritur por ende dua te shpresoj se ky problem nuk do te kthehet ne nje krize te re politike kercenoi Rama.
TopalliKryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli iu pergjigj menjehere thirrjeve te Rames nga tryeza e grupit parlamentar te PS-se. Me nje deklarate per shtyp Kryetarja e Kuvendit i quajti qesharake sulmet e PS-se per marrjen e nje mandati deputeti. Sipas Topallit pergjegjesia per kete ceshtje eshte e KQZ-se dhe jo e Parlamentit dhe se opozita duhet te gjeje rruget e duhura ligjore per ta zgjidhur. Akuza e zotit Rama eshte thjesht qesharake dhe e pabaze sepse disa jave me pare KQZ ka vendosur zotin Gjon Bardhi si personin qe i takon mandati i deputetit. Gjate kesaj kohe PS ka pasur mundesi ta ankimoje kete vendim ne Gjykaten e Apelit gje qe PS nuk e ka bere theksoi Topalli. Kryetarja e Parlamentit theksoi se per ta lehtesuar situaten ajo kishte mbledhur Keshillin e Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve dhe ishte e kenaqur qe palet po punonin per te gjetur nje zgjidhje ligjore per kete situate. Sa i perket marreveshjes PD-PS Topalli theksoi se Rama nuk mund te kercenonte mbi kete baze. Nese zotit Rama i eshte merzitur marreveshja dhe po kercenon me rikthimin e politikes se bllokimit qe eshte dhe natyra e vetme e Edi Rames ai duhet te mbaje parasysh se marreveshjen nuk e ka per hir te mazhorances theksoi Topalli.
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-4066f09c7f9aa83e58ede9dd59e01103 function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Jovanovic Kosova e Serbia do te jene te lumtura kur Thaci te vizitoje Beogradin 2 ore me pare ... Lideri i liberal demokrateve serb edomir Jovanovic ka thene nga ... NATO urdheron KFOR-in tu mbylle shtigjet serbeve ne Veri 3 ore me pare ... Komanda e koalicionit te NATO-s ne Napoli ka urdheruar KFOR-in ... PDIU Bido Athina jo nderhyrje ne punet e brendshme 15 ore me pare ... PDIU shpreh shqetesimin per nderhyrjen e zevendesministrit te Jashtem grek ... Rama takim me raportuesit e KiE Opozita ka ofruar bashkepunim per reformat 16 ore me pare ... Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama priti ne nje takim ... Ambasadorja e SHBA Jacobson Situata ne Veri kyc per stabilitetin mes Serbise dhe Kosoves 20 ore me pare ... Parimet udheheqese te punes se ambasadores se re te Shteteve ... Tadic Nese marr garanci per Kosoven jap doreheqjen 22 ore me pare ... Presidenti serb kerkon garanci qe nuk do te ndodhin trazira apo incidente