E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet vdekshmëria, dëshmi e zhvillimit të vendit

TIRANË- Indeksi njëshifror i vdekshmërisë foshnjore është cilësuar nga kreu i qeverisë, Sali Berisha si një arritje historike, rezultante e zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, kulturor e social dhe punës së lavdërueshme të shëndetësisë.

Pas kesaj, edhe treguesit e vdekshmerise se nenave ne lindje jane te kenaqshem, duke lene mbrapa nje grup te tere vendesh te zhvilluar.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha ka deklaruar se me këtë indeks Shqipëria renditet në grupin e vendeve të zhvilluara.

Ndër të gjithë treguesit asgjë, nuk shpreh shkallën e zhvillimit ekonomik e social, gërshetimin e këtij zhvillimi më shumë se vdekshmëria foshnjore. Shqipëria për fatin e keq të saj ka pasur nivele afrikane të dikurshme, se Afrika sot nuk është ajo e shkuara, ndërkohë vendi sot ka një mortalitet infantil njëshifror, arritje kjo historike për këtë komb, e shoqëri- tha Berisha.

Sipas tij, nuk mund të pretendohet se cdo gjë në këtë arritje është atribut i bluzave të bardha, por pa rolin e tyre kryesor kjo arritje është e pamundshme. Ato meritojnë përgëzimet më të mëdha, me besimin se ky është vetëm një stacion dhe se do vazhdojnë betejën për të ulur gjithnjë e më shumë këtë indeks e për të mbrojtur cdo fëmijë- tha ai.

Sipas tij, treguesit e vdekshmerise ne total jane te kenaqshem, qe deshmojne per rritje te jetegjatesise. Ai ka theksuar se shperndarja e sherbimit shendetesor eshte e shkelqyer, qe ka bere evitimin e radheve per te interesuarit, nderkohe qe shume vende te zhvilluara e vuajne kete problem.

“Ne kete liste jane se paku 40 vende me te ardhura me te larta se Shqiperia per fryme, por fytyra e njerezise se kesaj qeveria ka bere qe te garantohen, te hapen mire dyert per sherbimin shendetesor, qe nuk them se eshte i persosur, por i hapur per cdo qytetar”- theksoi Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›