E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama PS do te vazhdoje politiken e integrimit

Kreu i Partisë Socialiste reagon pas deklaratës së deputetëve të PD-së për refuzimin e tryezës së thirur nga opozita për reformën në drejtësi.
Kryetari i PS Edi Rama ka shprehur keqardhjen për reagimin brutal të deputetëve të PD në Komisionin e Ligjeve, lidhur me tryezën publike të organizuar shkëlqyeshëm nga kolegët e tyre socialist mbi drejtësinë në sfidën e integrimit.

“Nëse mungesa e palës së tyre në atë tryezë ishte e pajustifikuar, ky reagim është i pajustifikueshëm. Megjithatë Partia Socialiste do të vazhdojë politikën e saj të dorës së shtrirë për të mundësuar integrimin e vendit dhe mospërsëritjen e dështimit dramatik për të tretën herë.”, thotë Rama.

Më tej ai thekson se “se kush e ka përgjegjësinë kryesore për dy dështimet rresht këtë e thotë qartë Progres Raporti dhe e shpjegoi me një elokuencë të admirueshme Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës vetëm pak ditë më parë.

Por ne nuk duam të humbasim energji e kohë me fajësime dhe as të biem në batakun e sharjeve ku llokoçitet përditë politika e qeverisë.”, ka deklaruar Rama, pas deklaratës së deputetëve të PS-së.

Ne duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Kemi ofruar një pakt dhe s’do rreshtim së ofruari ide europianizuese dhe përkushtim patriotik. Shqiptarët le të bëjnë dallimin.

Ky është rasti për t’i falënderuar të gjithë kontributorët e nderuar të Tryezës dhe të gjithë partnerët e miqtë ndërkombëtarë, të cilët iu përgjigjën pa asnjë përjashtim ftesës së deputetëve tanë të Komisionit të Ligjeve për të qenë të pranishëm. Së shpejti ne do të publikojmë Raportin e Tryezës me kontributet e zgjeruara të të gjithë pjesëmarrësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›