E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e argjendarit 30 dite burg per Mulajn

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg me një afat 30 ditor për Nexhat Mulajn. 27 vjeçari Mulaj akuzohet për vjedhje me armë me pasojë vdekjen ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në një argjendari të kryeqytetit.

Sipas policisë më datë 21 Tetor 2011 në afërsi të rrugës “Siri Kodra“, dyshohet se fillimisht 27 vjeçari ka tentuar të vjedhë me armë zjarri, argjendarinë në pronësi të viktimës Rrapo Sinanaj, i cili në momentet e ngjarjes ka qenë duke tregtuar bizhuteri në dyqan.

Kundërshtimi i pronarit të argjendarisë ka bërë që të riut t’i dalë situata jashtë kontrollit, i cili më pas e ka goditur me armë 59 vjeçarin Sinanaj.
Gjykata ka lenë një afat kohor prej 30 ditësh për t’i dhënë mundësinë Prokurorisë të mbledhë dhe të paraqesë të tjera prova kundër Nexhat Mulajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›