E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: PS, garante e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria nuk ndalet sepse kemi hyrë në një fazë vendimtare, që dje mori një shtysë të re në Bruksel ku jo vetëm hapëm të gjithë kapitujt e negociatave, por jemi çmuar me nota më pozitive”.

“Jemi çmuar me notat pozitive pikërisht sepse i kemi qëndruar jo vetëm strikt të gjitha detyrave dhe praktikisht sot jemi në vendin e parë për plotësimin e të gjitha atyre kërkesave të parashikuara nga plani i rritjes, por nga ana tjetër jemi të çmuar posaçërisht pikërisht për atë që mallkohemi non stop nga ata që sot po më fusin në një borxh shumë të madh me këtë pamje spektakolare që po ofrojnë”, theksoi Rama në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit ku po shqyrtohet projektbuxheti i 2026-ës dhe Paketa Fiskale.

Kreu i qeverisë tha se “pikërisht për drejtësinë dhe reformën në drejtësi, për pavarësinë e drejtësisë, respektin ndaj asaj pavarësie dhe pikërisht për faktin nëse sot Shqipëria për herë të parë në histori lufton me korrupsionin, nëse sot për herë të parë në histori heton pa dallim, nëse sot Shqipëria për herë të parë në histori ka vendosur në të njëjtin nivel me pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv edhe flamurin e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë, kjo jo vetëm është merita ekskluzive e PS-së, por nga ana tjetër botërisht dihet se PS është edhe garantia e ekskluzive e asaj pavarësie”.

“Parafytyrojeni vetëm për një moment se si do ta përplasnin për muri drejtësinë e pavarur ata për momentin dhe për një kohë të gjatë do të vazhdojnë të përplasin vetëm veten”, tha Rama.

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›