E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PS, jo me peng i sherreve

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama paralajmeron rregulla te reja per kufijte e debatit te brendshem politik ne kete parti, pas zgjedhjes te kryetarit te ri, ne 26 shtator. Ne takimin paraelektoral per keto zgjedhje, te mbajtur pasditen e djeshme ne sallen e Akademise se Arteve ne kryeqytet, Rama deklaroi se pas zgjedhjeve per kryetarin e PS-se, ndryshimet brenda partise me te madhe te opozites do te ishin te shumta. Pervec ndryshimeve statutore, te cilat jane deklaruar se do te ndodhin ne fillimin e muajit tetor, sipas Rames, PS duhet te formuloje rregulla te reja per sa i perket debatit te brendshem politik. "Pas 26 shtatorit, do te vendosim edhe per rregullat e bashkejeteses politike mes nesh. Ne duhet te kuptojme se ne kete parti na ka sjelle deshira e perbashket dhe kjo deshire per te dhene nje kontribut te perbashket, nuk mund te mbahet peng nga sherret dhe konfliktet", theksoi Rama, gjate pjese se pergjigjes se pyetjeve te anetareve te PS-se. Sipas kryetarit te PS-se, partia me e madhe e opozites duhet te shikoje nga e ardhmja dhe nuk mund te mbahet peng nga konfliktet e vazhdueshme te brendshme. Ne lidhje me ndryshimet qe do te ndodhin ne partine me te madhe opozitare, Rama theksoi se kandidaturat e ardhshme per deputete do te votebesohen me pare ne te gjitha strukturat partiake dhe me pas do te hyjne ne listat per deputete. Ne lidhje me bojkotin parlamentar, kryetari i PS-se theksoi se ai nuk do te ndryshonte qendrim. Kryetari i PS-se tha ne menyre te qarte se grabitja e zgjedhjeve te pergjithshme nuk mund te ishte nje ceshtje, e cila mund te hidhej pa kraheve, sepse kjo t'i kushtonte te ardhmes. "Cfare mund te presim ne ne zgjedhjet e ardhshme, kur keto zgjedhje te shkuara i quajme kapitull te mbyllur? Si mund te presim ne qe ne zgjedhjet e ardhshme te mos kemi neper kembe kriminele, vrases, trafikante, hajdute gjithe fare njerezish, te denuar per krime te renda, e te leshuar per fushate elektorale ne shkelje te ligjit te Shqiperise", deklaroi Rama. "Ne kete proces, deri mafioz, sepse vetem mafia ne jugun e Italise ne kohera te vjetra, kerkonte qe njerezit te deklaronin voten paraprakisht dhe me vone kerkonte afirmimin e votes, te bente qe ne gjithe Shqiperine, elektorati i opozites te ndihej ne presion te jashtezakonshem, gje qe ishte prelud i asaj qe ndodhi me pas, me manipulimet e korrupsionin elektoral, e qe u pasua me farsen e numerimit, qe edhe per arbitrin nderkombetar u be keq dhe shume keq ne 1/3 e qendrave te numerimit", tha Rama.

Duke shtuar se Partia Socialiste nuk mund te futej ne Parlament vetem per te mbushur karriget e lena bosh, per te thene se jemi ketu per demokracine. Apo se e kerkojne Berisha, Meta e Nano. Rama ironizoi edhe aleancen e PD me LSI. "Nuk e di si do te shkruaje, Ilir Meta disa vite me vone per veten. Nuk e di si do e justifikoje faktin qe beri xhiron e botes, per t'u bere zv.kryeminister dhe minister i Jashtem, i Nanos dhe pastaj po zv.kryeminister dhe minister i Jashtem i Berishes", deklaroi Rama.. Nga ana tjeter kryetari i PS-se, solli shembuj per ato qe ai i quajti penalizime te qytetareve vetem sepse ishin socialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›