E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: PS mund ta kthejë timonin e anijes, Saliu si kapiteni i kroceres së mbytur

Vetëm programi ynë i ri ekonomik dhe një qeveri e re socialiste mund ta kthejnë timonin e anijes! Saliu si kapiteni i kroceres së mbytur…. Ka qënë kjo deklarata e radhës e ardhur nga kryesocialisti Edi Rama në rrjetin social twitter, pas miratimit të ndryshimeve në projektligjin për deklarimin e të ardhurave nga mazhoranca.

Për të, me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, timoni do të kthehej në rrugën e drejtë, pasi maxhoranca thellon krizën në vend.

Parashikimi euforik i KM për rritjen nje bumerang i vertetë për ekonomine këtë vit! Makthi elektoral i tij po rrenon themelet e ekonomisë. “Vetekorrigjimi” i FMN per rritjen ekonomike këtë vit provon qartësinë e parashikimit të bere nga PS-ja. Miopia qeveritare do thellojë krizën- shprehet me tej Rama me nota ironie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›