E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për trasmetimet me zë dhe figurë do konsultohet me mediat

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që ligjin e ri për trasmetimet me zë dhe figurë të mos e kaloj pa bekimin e grupeve të interesit pra vetë mediat.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka rënë dakort që të ftoj aktorët mediatikë që të shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me këtë ligj të rëndësishëm. Sipas deputetit të Partisë Socialiste Alfred Dalipi ky ligj sjell disa risi për mediat shqiptare.
 

Po ashtu edhe deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku e vlerësoi këtë ligj si mjaft të rëndësishëm për mbarëvajtjen e mediave në vendin tonë.
 

Miratimi i këtij projektiligji pritet që të ndikoj në uljen e piraterisë duke e rregulluar ndjeshëm funksionimin e tregut mediatik.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›