E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PS premtime konkrete, Berisha, perralla per TV Rozeta Rapushi

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, u ndal dje zonen e Lumit te Vlores, ku kerkoi votat e te gjithe banoreve socialiste e demokrate per Rilindjen, duke u zotuar se pas 23 qershorit qeverisja e majte do t’i jape fund, asaj qe ai e cilesoi si braktisje dhe perbuzje te qeverise ndaj ketij qarku. Rama tha se kjo braktisje e turperon qeverine e Tiranes dhe ajo duket ne cdo meter te rruges se Lumit te Vlores. “Une e di, qe ketu, ne kete zone me shume histori, me shume burra dhe gra te mencur e punetore, nuk ka vetem socialiste, nuk ka vetem opozitare te majte, por ka edhe familje qe vijne nga nje histori e ndryshme dhe qe besojne tek e djathta. Atyre dy fjale dua t’u them: Si ka mundesi qe ju te mund te votoni akoma Saliun kur ai u ka kthyer kurrizin dhe u ka lene ketu si te ishit ne nje grope nga ku nuk dilni dot kurre me Saliun, por mund te dilni vetem me Partine Socialiste dhe me ne te gjithe”, - u shpreh Rama. Ndaj ne emer te historise se lavdishme te gjithe kesaj treve, ne emer te te gjithe atyre burrave, qe dhane jeten pavaresisht se ne cfare pozicioni u ndodhen ne nje moment te historise, por te gjithe dhane jeten per nje atdhe me te mire, ai u kerkoi votat per PS-ne, duke theksuar se nuk do ti tradhtoje kurre. “Ju betohem ketu, edhe perpara memorialit te Deshmoreve dhe te Heronjve te kesaj zone se une Edi Rama, nuk do ta tradhtoj kurre Vloren. Sic jam sot ketu, do te jem perseri, e perseri dhe pas 23 qershorit per t’i kthyer fjalet ne vepra, per t’i ushqyer shpresat me projekte dhe me pune, per t’i pare endrrat te behen realitet permes nje bashkimi te madh te forcave, te energjive, te ideve dhe mbi te gjitha te pasioneve, pa dallim, per te gjithe per socialistet dhe per demokratet e kesaj zone dhe te gjithe Vlores, ashtu si dhe te gjithe Shqiperise”, - nenvizoi Rama. Ai theksoi se e majta kerkon nje Shqiperi qe te rilinde permes punes, ndersa Saliu i ofron popullit nje Shqiperi qe te vazhdoje te rrenohet duke pare dhe degjuar perralla. “Ne emer te gjithe ketyre femijeve qe vijne nga te kater anet e Lumit te Vlores dhe ngjiten ketu tek ky gjimnaz pa ngrohje e pa drita, une ju bej thirrje qe jo vetem socialistet, por edhe demokratet e zones te votojne per Rilindjen e jo per rrenimin. Ne emer te ketyre idealeve dhe ideve gjithkush voten e tij nuk mund ta lidhe me me besnikerine qorre ndaj nje partie, qe eshte katandisur ne nje grusht familjaresh dhe oborrtaresh qe nuk do t’ia dije fare per familjet e zakonshme te ketij vendi”, - beri thirrje kreu socialist. Edhe si deputet i Vlores, ai shtoi se beson se te gjithe ata vlonjate dhe vlonjate qe i kane perkitur deri ne zgjedhjet e kaluara pakices do te bashkohen me shumicen, si nje trup i vetem. “Ne se bashku do te hapim rrugen e zhvillimit, do te hapim perspektiven e zhvillimit dhe mireqenies per gjithe kete zone”, - tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›