Meta: Keto zgjedhje i japin fund tranzicionit
Levizja Socialiste per Integrim ka zhvilluar dje nje takim shume entuziast ne qytetin e Kukesit, takim ne te cilin eshte prezantuar ekipi i 4 kandidateve per deputete te LSI-se ne kete qark. I pranishem ne kete takim, kreu i LSI, Ilir Meta, duke prezantuar ekipin e LSI-se ne Qarkun Kukes, deklaroi se zgjedhjet e 23 qershorit jane vendimtare per qytetaret tane sepse ata, permes ketyre zgjedhjeve, do te percaktojne nje perspektive te re per te gjithe ekonomine tone, nje ekonomi e cila nuk mund te bazohet me te konsumi dhe te te ardhurat e emigranteve tane por te prodhimi, te rritja e eksporteve dhe te garantimi i punesimit te qendrueshem. “Zgjedhjet e 23 qershorit jane me te vertete mjaft te rendesishme. Ato nuk jane zgjedhjet e radhes. Ato jane zgjedhjet qe do t’i japin fund historise se tranzicionit dhe qe do te nisin nje perspektive te re per te gjithe kuksianet, hasianet, tropojanet dhe per te gjithe shqiptaret, ate te historise se pandalshme ne rrugen e integrimit por edhe ne rrugen e progresit ekonomik dhe social”, tha z. Meta.
Meta tha se “Kukesi, Hasi dhe Tropoja kane vendosur te ecin me shpejt per te dale nga kjo krize ekonomike, nga ky stanjacion, nga ky ngerc, nga kjo mungese perspektive e cila preket qarte nga shumica juaj dhe e banoreve te ketyre zonave ne jeten e perditshme permes papunesise, permes rritjes se cmimeve, permes centralizimit te sherbimeve publike, permes arrogances te drejtuesve, permes mungeses se komunikimit, te dialogut dhe te gjitheperfshirjes”.
Meta atakoi Berishen kur tha: “Edhe pse dikush, cdo dite e me shume, ne televizione dhe neper mitingje, thote me ze te larte se ekonomia jone eshte me e forte se asnjehere tjeter e keshtu me radhe, ju vete e ndjeni me shume se kushdo se si ajo prek cdo dite xhepin e familjes tuja, se si ajo cdo dite ju ul koken padrejtesisht kur vjen fjala per te garantuar nje shkollim me te mire per femijet tuaj, nje jete me te mire dhe me te sigurt per ata. Prandaj duhet t’i japim me 23 qershor, permes votes suaj, kesaj euforie jashte realitetit te qeverise aktuale nderkohe qe ju nuk keni as te ardhurat minimale per te perballuar faturat e ushqimeve, te sherbimeve, te energjise, te ujit, qe rriten cdo dite dhe listat e borxheve qe zgjaten pafund ne dyqane dhe tregjet”.
Duke u ndalur te turizmi, z.Meta tha se LSI ka propozuar uljen prej 10 per qind te TVSH-se per sherbimet turistike, te cilen para pak ditesh e shpalli kryeministri Berisha. kurse ne perfundim iu drejtua banoreve te Kukesit: “Ju keni ne dore te votoni per nje autostrade te sigurt qe e con Kukesin dhe gjithe Shqiperine me shpejt drejt Bashkimit Evropian dhe jo per nje rruge te vjeter konfliktualiteti plot gropa dhe mungese shprese. Dhe kjo eshte Aleanca per Shqiperine Evropiane, e cila do ta ndihmoje Kukesin dhe Shqiperine te integrohet me shpejt ne Bashkimin Evropian. Ne keto zgjedhje, ne radhe te pare, eshte ne qender te vemendjes dhe te zgjidhjes fati i tre milion shqiptareve, te cilet duhet te perqendrohen cdo dite e me shume jo tek ajo se cfare ndodh ne politike por tek ajo sesi politika i mban premtimet e saj ndaj qytetareve”.