E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PS protesta, në Kuvend për transparencë

Partia Socialiste do të vazhdojë protestat dhe parlamenti do jetë vendi ku opozita do kërkojë të drejtën e transparencës. Kështu ka deklaruar kreu i PS-së, Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Sipas tij për ndërkombëtarët kriza nuk është zgjidhur. "PS do të jetë në protesta me popullin. Ndërsa Parlamenti do jetë vendi ku do kërkojmë të drejtën e transparencës dhe asgjë tjetër. Pa transparencë të gjitha të drejtat janë të mbyllura në kutinë e erret të keqqeverisjes. Vetëm me transparencë parlamenti mund të jetë i Shqipërisë dhe jo i qeverisë", tha Rama. Sipas kreut të PS-së, transparenca e zgjedhjeve mund të sjellë atë çka është kërkuar nga ndërkombëtarët, zgjidhje. Rama pohoi se kriza ekonomike po thellohet për shkak të keqqeverisjes. "Kjo është një krizë e jashtëzakonshme që nuk fshihet. I ka themelet në kutitë e 28 qershorit", u shpreh ai.
Grupi parlamentar socialist do të vendosë sot nëse do të shkojë në seancën e pasdites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›