Korçë/Vritet 78 vjeçari, punonte si roje

Një 78 vjeçar nga fshati Pojan është vrarë teksa ruante një magazinë materialesh ndërtimi.
Burime zyrtare nga policia e Korçës, konfirmuan se viktima është Nexhat Gega që ka gjetur vdekje si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.
Dyshohet se 78 vjeçari Gega ka mbetur viktimë e një tentative grabitjeje në magazine. Sipas ekspertëve 78 vjeçari mund të këtë pikasur grabitësit e armatosur, të cilët për të humbur gjurmët kanë vrarë 78 vjeçarin.