E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PS s'kerkon arbiter, por dialog

"Partia Socialiste nuk kerkon nje arbiter, por kerkon dialog ne nje tryeze, kur kjo eshte e mundur, ne menyre transparente me publikun". Kjo eshte deklarata e bere dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje interviste te dhene per televizionin "News 24". Kreu socialist tha se kete tryeze mund ta organizoje Presidenti, duke theksuar se nuk e kane socialistet problemin me kreun e shtetit. Ai tha se problemin e ka Sali Berisha me kutite. "Ne nuk mund te bejme asgje me shume se sa te shprehim gatishmerine tone. Sa i perket marredhenieve te Sali Berishes me Presidentin, eshte ceshtje e tyre. Ajo qe eshte per te ardhur keq qe eshte se kriza thellohet dita dites, nderkohe qe Sali Berisha i shmanget tryezes dhe gjetjes se nje zgjidhje te ndershme", deklaroi Rama. I pyetur per amendamentin e propozuar nga zoti Rusmali ne KiE, kryesocialisti e vleresoi si qesharak dhe se eshte vazhdimi i spekulimit qe ben Sali Berisha. Sipas tij, ky pushtet qe grabiti zgjedhjet, po mundohet te ndertoje alibine se socialistet duan te ngrihemi mbi gjykaten dhe se duan te marrin pushtetin ne tavoline. Ai tha se ne rastin e socialisteve nuk ka te beje me shkeljen e Kushtetutes, por me nje liri kushtetuese. "Per sa kohe kutite nuk hapen, ne do te protestojme, me shume akoma do te vijne ne bulevard se shpejti, por per te qendruar dhe per te vazhduar te protestojne, duke e kthyer protesten tone jo ne nje date, por ne nje lume protestash", beri te ditur lideri i PS. Rama tha se nuk duan te ringjallim zgjedhjet e shkuara. Kjo, sipas tij, do te ishte renie ndesh me vendimin e gjykates. Ndersa theksoi se PS do te beje nje autopsi te zgjedhjeve te vdekura qe zgjedhjet e ardhshme te mos jene si ato qe u lane pas. Ai kujtoi se ne 2007 kur u mbylle ne Presidence, opozita ne nje dhome, mazhorance ne nje, kryeministri ne nje dhome dhe te gjithe komunikonin draftet shkonin e vinin deri ne mengjes. "Si ndodhi qe ne arritem ne nje konsensus pa ndermjetes te huaj dhe pa asnje prapaskene. U folen per pazare mes Sali Berishes dhe meje, per pazare mes PS e PD, por u pa qarte se ajo e jona ishte qasje e mire ne sherbim te demokracise", solli ne vemendje kryesocialisti. I cili nuk ka munguar te akuzoje se pikerisht ata qe percollen keto deklarata te paverteta, u hodhen ne prehrin e Berishes. Ndersa lideri i socialisteve hodhi poshte mundesine e bojkotit te zgjedhjeve te ardhshme vendore. Sipas tij, ne kete drejtim po spekulohet. "Kjo nuk do te thote qe nuk do hyjme ne zgjedhje te ardhshme sic po spekulohet me disa linja, por kjo do te thote qe ne kete vend ne duhet te luftojme per lirine sa c'luftuan edhe ne 1990 dhe askush te mos habitet, askush te mos spekuloje duke thene qe nuk jemi ne 1990", shprehu qendrimin Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›