E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: "Rruga e LMN, jo e PS por perputhet me Berishen"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, vleresoi dje se rruga e Levizjes per Mendimin Ndryshe per fat te keq nuk eshte rruga e PS, por perputhet me rrugen e Sali Berishes kunder PS dhe interesave te saj. I pyetur per kerkesen e LMN per votim te fshehte mbi qendrimin politik, kryesocialisti thote se rruga politika eshte pare qarte tek mbeshtetja qe dha anetaresia per rizgjedhjen e tij ne krye te partise. "Votimi ishte i qarte, i paster i prekshem, 90 e ca per qind me dhane mandatin per ta udhehequr PS ne kete rruge. Nuk ka vote te fshehte te perfaqesuesve te popullit per qendrimin, ka vote te fshehte per zgjedhje", deklaroi Rama. Por, sipas tij, nuk ka vote te fshehte per qendrime as ne Parlament. Ai tha se ka transparence qendrimesh, sepse populli qe te ka zgjedhur do te dije se cfare qendrimesh ofrohen. Nderkohe qe deklaroi dhe njehere se mandatet e deputeteve s'do digjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›