E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Pa ndryshuar KQZ-në, nuk votojmë Reformën Zgjedhore

Tiranë- Kreu i partisë Socialiste Edi Rama, në editorialin e  së shtunës titulluar Palë me Plehrat, ka komentuar vendimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me referendumin për çështjen e importit të plehrave. Ndërkohë që ka deklaruar se nuk do të votojë reformën zgjedhore pa ndryshuar KQZ-në, institucion që sipas Ramës, ka humbur besimin dhe legjitimitetin.

Rama e ka cilësuar vendimin e fundit të KQZ, si vendim tipik të një institucioni të marrë peng nga qeveria, ndërkohë që ka thënë se më ardhje e tij në pushtet ky vendim do të shfuqizohet.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë vetiu edhe vetë referendumi, ku vota kundër këtij pushteti të vjedhur për të vjedhur e ndotur Shqipërinë do të jetë njëkohësisht edhe votë për të zhbërë ligjin famëkeq të importit të plehrave. Duke votuar për frontin e sotëm opozitar qytetarët do të votojnë edhe për një Shqipëri të pastruar nga plehrat ku do të ndalohet me ligj çdo formë importi , shkruan lideri i PS-së në editorialin e tij.

Sipas Ramës KQZ ka ndaluar së qënuri një institucion legjitim dhe i besueshëm që pas zgjedhjeve locale të majit, ndërkohë që ka thënë se nuk do ti jap dakortësinë refomës zgjedhore pa ndryshuar KQZ-në.

KQZ e ka humbur plotësisht legjitimitetin e saj qysh pas majit famëkeq të Tiranës, kur u kthye në thertoren e zgjedhjeve lokale. Nevoja për ndryshimin e këtij institucioni është po aq e qartë sa edhe vullneti i Kryeministrit për të mos i hapur rrugë ndryshimit të KQZ-së dhe për ta mbajtur aty në krye kasapin e zgjedhjeve, Arben Ristanin. Për këtë opozita nuk mund të votojë një Reformë Zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në dhe nuk garanton transparencën e zgjedhjeve, thotë Rama.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›