Greqia: Kallashnikovë nga Shqipëria me kamionët e lopëvë
Athinë – Një artikull i gazetës greke To Vima ka shokuar opinion grek me publikimin e një artikulli sipas të cilit mijerë automatikë kallashnikovë kanë hyrë në Greqi nga Shqipëria dhe janë tashmë në duart të pakontrolluara dhe njerëvze të lidhur me botën e krimit.
Gazeta i referohet një shtetasi shqiptar, i cili tregon per gazeten edhe detajet me te hollesishme se si kryhet trafikimi i armëve nga Shqipëria në Greqi. Ne shumicen e rasteve - ka thënë trafikanti anonym – kallashnikovet vijne nga Shqiperia ne kamiona me lope, vica dhe bageti te tjera ne menyre qe policet ta kene te veshtire kontrollin.
Sipas artikullit, ne Athine ka mbi 1000 shtepi qe perbejne baza per Kallashnikovet dhe armet e tjera qe vijne me shumice. Kallashnikovet e paster,dmth ata me te cilet nuk jane kryer ende vrasje, shiten nga 1000 deri ne 1500 euro, kurse ata te perdorurit ne krime kane nje cmim te ulet prej 200 eurosh. Gjithashtu me te shtrenjte jane fisheket kineze pasi mund te pershkruajne jeleket antiplumb te policise greke.
Ne Greqi vleresohet se ndodhen ne keto momente me shume se 600.000 kallashnikove te prodhimeve te ndryshme. Edhe nje vjedhje e thjeshte kohet e fundit kryhet me kete lloj arme. Ne dy vitet e fundit kur shifrat e kriminalitetit thyejne rekorde ne vend, jane asgjesuar mbi 40 banda me kallashnikove, midis tyre edhe shume grupe shqiptare .Cdo vit kryehen 7000 bastisje, pra rreth 20 cdo dite, dhe nje ne tre perfundon ne perleshje me arme. Vetem ne 6 muajt e fundit 35 persona kane humbur jeten ne keto raste.
Sipas gazetes Greqia konsiderohet vendi i kallashnikoveve dhe zyrtaret e larte te policise flasin se ne asnje vend te botes policia nuk behet objekt sulmi me keto arme sa ne Greqi, ndersa sekuestrimet e tyre jane te paperfillshme.
Burime policore bejne të ditur se kallashnikovet qe vijne ne Greqi nuk jane ata te depove shqiptare te hapura pas vitit 97, por te prodhimeve nga vende te ndryshme qe hyjne nga kufiri shqiptar me kamiona apo nepermejt rrugeve malore. Gjithashtu ato hyjne nga kufiri bullgar, apo nga portet e Kretes me ane te anijeve te vogla.
Por preferohen me shume kallashnikovet qe shiten prane kufirit shqiptar, sepse shiten me cmim me te lire - perfundon artikulli.
Marrë nga TCH