Rama: Për Mediun menduam ndryshe, gjykata ka fjalën e fundit
16/09/2009 Kryeprokurorja konfirmon mbylljen e çështjes. S’mund të kryhet asnjë hetim
ELTON QYNO
TIRANE- Ka marrë fund çështja hetimore e ngritur ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Këtë gjë e ka deklaruar vetë Kryeprokurorja Ina Rama, e cila është shprehur se institucioni që ajo drejton do të respektojë vendimin e Gjykatës së Lartë për pezullimin e dosjes penale të Fatmir Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”. Numri një i akuzës shqiptare nuk ka pranuar të komentojë vendimin e marrë nga gjykata, por ajo është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme në hetimin e kësaj çështjeje ka respektuar plotësisht veprimet procedurale. Nëpërmjet këtij pohimi, Ina Rama ka lënë të nënkuptohet se akuza ka bërë gjithçka për të fajësuar Fatmir Mediun, por gjykata ka qenë ajo që realisht vendosi përfundimisht fatin e ish-ministrit të Mbrojtjes. “Ne kemi mbajtur një qëndrim ndryshe në seancë gjyqësore, por në fund të fundit është gjykata ajo që vendos”, tha Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, një ditë pas vendimit të Gjykatës se Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të Fatmir Mediut. Nuk dihet me saktësi nëse në kohët në vazhdim grupi hetimor do t’i rikërkojë sërish Parlamentit heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, por ajo që dihet tashmë është se ky i fundit doli i pafajshëm nga çështja që bën fjalë për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.
Mendimi i juristëve
Juristët thonë se aktualisht Prokuroria nuk ka asnjë hapësirë ligjore t’i kërkojë Parlamentit heqjen e imunitetit të Mediut, pasi për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” deputetët janë shprehur një herë. Sipas tyre, kërkesa mund të kryhet vetëm atëherë kur organi i akuzës të disponojë prova mbi të cilat të ngrejë një akuzë tjetër ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Mirëpo tani për tani Prokuroria s’ka asnjë provë konkrete, që mund të faktojë ndonjë vepër penale ndaj Mediut, dhe për këtë qëllim ky i fundit s’mund të ndiqet më penalisht. Ndërkohë vendimin e gjykatës ata e kanë interpretuar në dy aspekte, ku në njërin i jepnin të drejtë Gjykatës së Lartë dhe në tjetrin kritikonin këtë të fundit. Sipas tyre, shkaktari i kësaj situate është legjislacioni shqiptar, i cili i jep të drejtë gjyqtarëve që rastin në fjalë ta interpretojnë në dy drejtime, në atë që pas marrjes së imunitetit çështja ndaj Fatmir Mediut të pushohej dhe në atë që çështja të vazhdohej të gjykohej. Sipas juristëve, rasti i Mediut nuk ka asnjë precedent të mëparshëm, ku mund të bazohej trupi gjykues, dhe për këtë qëllim gjykata vendosi pezullimin e dosjes penale. Hetimet e kryera nga Prokuroria evidentuan të dhëna që mbështeten në prova se deputeti Fatmir Mediu ka kryer veprime e mosveprime me dashje në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, si ministër i Mbrojtjes. Veprimet dhe mosveprimet e kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore nga ish- ministri i Mbrojtjes ka të dhëna se kanë lidhje shkakësore me ngjarjen e ndodhur në Gërdec. Sipas akuzës, ka të dhëna dhe prova se ato kanë sjellë përfitime të padrejta në favor të subjekteve private të përfshira në procesin e çmontimit të municioneve në ish- repartin ushtarak të tankeve në Gërdec.
Takimi në kuadër të luftës kundër korrupsionit
Pollo: Duhet të largohen
delet e zeza nga Prokuroria
TIRANE- Në një takim të organizuar nga ambasada amerikane, për luftën kundër korrupsionit, ku ishin të pranishëm Kryeprokurorja Ina Rama, drejtori i policisë Ahmet Prençi, prokurorë dhe oficerë të njësisë hetimore Task-Forcë dhe ministri i Shtetit, Genc Pollo, ky i fundi ka hedhur mjaft kritika në drejtim të organit të akuzës, duke u shprehur se për të luftuar korrupsionin duhet që në Prokurori të largohen delet e zeza. Sipas tij, në administratën e Prokurorisë ka shumë persona që në emër të luftës kundër korrupsionit shpërdorojnë detyrën e tyre, duke bërë që kundrejt shumave financiare ata të bien në kompromis me të pandehurit e ndryshëm që ata hetojnë. I nisur nga ky argument ministri i Shtetit bëri thirrje që këta individë që sipas tij janë “dele të zeza”, të largohen menjëherë nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë që Kryeprokurorja Ina Rama u shpreh se institucioni që ajo drejton po kryen maksimalisht punën për të ndëshkuar personat që merren me këtë aktivitet kriminal. Rama tha se për të luftuar maksimalisht fenomenin e korrupsionit, janë ngritur 6 njësi të përbashkëta hetimore, të cilat aktualisht po funksionojnë sipas hapësirës ligjore që kanë.