E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rizgjedhja është mundësi për vijimin e reformave”

16/09/2009  Berisha merr urime nga homologu francez

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka marrë urime dje për rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë shqiptare edhe nga kryeministri i Francës François Fillon. Ky i fundit i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit Berisha, në të cilin shprehet besimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Në emrin tim personal dhe në emër të qeverisë franceze ju dërgoj Juve urimet e përzemërta dhe të sinqerta me rastin e emërimit Tuaj në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Jam i sigurt se ky mandat i ri do të jetë për Ju rasti për të çuar më tej politikat tuaja të forcimit të shtetit të së drejtës dhe reformat që Ju keni ndërmarrë për të shpejtuar afrimin evropian të vendit tuaj”, - thuhet në mesazh. Po ashtu në vijim të letrës së urimit Fillon i shpreh Kryeministrit Berisha edhe përkushtimin e tij personal për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht në fushën ekonomike. “Ju lutem pranoni, zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës sime më të lartë”, - përfundon mesazhin e tij Fillon. Para disa ditësh kreu i qeverisë shqiptare mori një mesazh urimi edhe nga Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›