E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet, policia vendos 1602 gjoba dhe pezullon 11 patenta

Tiranë, 16 shtator, NOA Forcat e Policisë së Tiranës po vazhdojnë me intesitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, kë këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.
Pohohet se masat administrative në total të vendosura numërohen të jenë 1602 me vlerë 1.748 500 lekë dhe janë pezulluar 11 leje drejtimi.

Policia e Tiranës, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor, thuhet në njoftimin përkatës të policisë mbi këtë çështje.

n.e/NOA

.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›