E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godet me thikë kushëririn e tij, arrestohet 35-vjeçari

Tiranë, 15 shtator NOA Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste me thikë kushëririn e tij.

Ngjarja ndodhi dje në Zall-Herr të Tiranës kur Nurij Alushi, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, 35-vjeçarin Gëzim Alushi.
Oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në Policinë e Tiranës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat dhe autorin e plagosjes.

Vetëm pak çaste me vonë policia mundi të identifikonte dhe të kapte autorin e dyshuar të plagosjes ndërsa sekuestroi thikën me të cilën u godit Alushi.

Ndaj Nurij Alushit u mor masa e arrestit për veprën penale të Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›