E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edi Rama ka mbaru!” – Protestuesit nisin marshimin nga ministria e Arsimit, bëjnë thirrje për dorëheqje

Studentët dhe qytetarë të tjerë, të cilët po protestonin përpara ministrisë së Arsimit, kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa bëjnë thirrje njëzëri që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen nga posti.

Ata theksojnë se koha e Ramës ka mbaruar dhe se nuk do të largohen nga sheshi derisa ai të pranojë kërkesën e tyre për dorëheqje.

Kujtojmë që edhe ditën e sotme, revoltës studentore iu bashkuan përsëri pedagogët, të cilët kanë njoftuar bojkotin e mësimit.

Ata janë shprehur në mbështetje të studentëve në kërkesën që kryeministri të dorëhiqet, dhe kanë dënuar dhunën e policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›