Rama: Plani Rregullues pengohet nga vijat e verdha
Kryetari i baskisë, Edi Rama, ka ndërmarrë një proces këshillimi me qytetarët e kryeqytetit lidhur me Planin e Ri Rregullues të kryeqytetit. Ditën e djeshme ai ka zhvilluar dëgjesa me banorët e katër njësive të kryeqytetit, përkatësisht në njësitë 5, 6, 7 dhe 10. Duke prezantuar planin dhe ndryshimet që do të sjellë në këto zona, Rama ka theksuar se vijat e verdha po bëhen mollë sherri për vënien në praktikë të këtij plani. “Kemi mbetur ende në një koncept të stërkaluar të vijave të verdha si vija ndarëse të përgjegjësive të njësisë vendore për të ndërtuar, ndërkohë që vijat e verdha nuk ndajnë përgjegjësinë mes komuniteteve dhe njësisë vendore, por ndajnë zonën e ndërtuar nga zona e pandërtuar”, - është shprehur Rama. Mungesa e përcaktimeve sa më qartë të zonave rreth Tiranës është një zvarritje që vazhdon që në vitin 2001. Duke folur mbi ngatërresat e bëra në zhvillimin e Unazës së Re, që nga njëra anë e rrugës është Tirana, nga ana tjetër Kashari Rama ka kërkuar ndarjen e përgjegjësive në mënyrë që zona si Kashari, Farka dhe Dajti të mos zhvillojnë plane ndërtimi në krahun tjetër të rrugës, por mbi bazë të përcaktimeve konkrete dhe Planit Rregullues.
Sipas tij, plani ofron zgjidhje për mënyrën se si çdo njësi vendore merr pjesën e vet të përgjegjësisë, pjesën e vet të planit, pavarësisht nëse administrohet zona nga Bashkia e Tiranës apo nga komunat. Duke shpjeguar më tej planin, kryebashkiaku Edi Rama është shprehur: “Me planin e ri në këto zona ka një sërë gjërash që i japin zonës disa karakteristika që kanë të bëjnë qoftë me zhvillimin për nga pikëpamja mjedisore, qoftë nga pikëpamja e transformimit të ish-zonave të degraduara, në zona me funksione mikse (ekonomi, banim, sociale etj.)”. Më tej Rama është ndalur më konkretisht mbi transformimet që do të pësojnë këto zona me vënien në praktikë të Planit Rregullues të kryeqytetit. Për njësitë 5, 6, 7 dhe 10, të cilat bëjnë pjesë në territoret që do të zhvillohen përgjatë fazës së parë të zhvillimit të planit rregullues, parashikohet krijimi i parkut përgjatë Lanës. Në plan do të fuqizohet shkolla teknologjike, do të krijohet parku i ri, tek ish-aeroporti, tek fusha e aviacionit, rivitalizimi i stadiumeve ekzistuese dhe hapësirat ekzistuese sportive, përfshirë dhe klubin “Partizani”, njëkohësisht identifikimi dhe vlerësimi i objekteve me vlera historike arkitektonike të zonës.