Vrasja e taksistit ne kerkim dy te aferm
Kater persona jane shpallur ne kerkim per vrasjen e taksistit Urim Begu. Grupi hetimor i policise kryeqytetase ka konkluduar se ekzekutuesit e tij jane dy te rinj nga Kukesi te cilet me dy shoke nga Lushnja kane thurur planin e vrasjes dhe motivi nuk ka qene grabitja. Te dhenat behen te ditura nga prokuroria e cila ka deklaruar se ka firmosur kater urdhra ndalimi prej nje jave pavaresisht se deri tani nuk eshte bere kapja e tyre.
Pas dy javesh hetime policia ka arritur ne konkluzionin se taksisti Urim Begu nuk eshte vrare per grabitje por per motive te dobeta qe kane lidhje me te shkuaren e tij. Sipas te dhenave hetimore autoret e saj dyshohet se jane kater persona ku dy prej tyre jane nga Kukesi. Keta jane ndihmuar nga dy shoke te tyre ne Lushnje. Nderkaq autoret duke qene se jane zbuluar per vrasjen e kryer kane ekzekutuar edhe rojen e karburantit Petraq Mihali.
Duke u nisur nga te dhenat paraprake policia dyshoi se e gjithe ngjarja ka ardhur per shkak te grabitjes se taksise por kjo piste nuk eshte me prioritare per grupin hetimor. Burimet policore tregojne se me 31 tetor ne bashkepunim me prokurorin e ceshtjes i jane derguar Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit emrat e kater te dyshuarve per vrasjen e dyfishte. Nga kjo rezulton se dy personat nga Kukesi qe tashme jane shpallur ne kerkim kane lidhje te ndryshme familjare me taksistin Urim Begu. Megjithate grupi hetimor nuk ka dhene shume detaje per arsyet e krimit te kryer prej tyre por thjesht ka deklaruar se eshte per motive te dobeta.
Tashme emrat e kater personave u jane shperndare te gjitha drejtorive te policise por nuk jane publikuar per shkak te sekretit hetimor. Nga te dhenat operative mesohet se dy prej te kerkuarve mendohet te kene ikur jashte Shqiperise ndersa nje tjeter mbahet nen vezhgim. Sic eshte cilesuar edhe me pare provat e gjetura nga policia kane bashkuar perfundimisht vrasjen e taksistit Urim Begu me vrasjen e rojes se karburantit Petraq Mihali. Kjo eshte vertetuar pas kryerjes se ekspertizes se gezhojave te gjetura ne fshatin Gradisht te Fierit nderkohe qe policia mohoi faktin se taksia mund te jete hedhur ne lume. Ata u gjeten te vrare nga kalimtaret me 14 tetor te ketij viti. Taksisti Begu zakonisht punonte gjate nates.