E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Do te kthehemi ne ameri Greqia do te na kerkoje falje

Ceshtja came

Do te kthehemi ne Cameri do te permbushim amanetin e te pareve. Keshtu ka deklaruar dje ne Elbasan deputeti Shpetim Idrizi kryetar i Partise per Drejtesi dhe Unitet PDU. Nderkohe Tahir Muhedini kryetar i Partise per Drejtesi dhe Integrim ka kerkuar nga Durresi bashkimin e faktorit politik cam per te realizuar aspiratat e perbashketa.

Idrizi Kthim ne trojet tona

Shpetim Idrizi dhe deputeti tjeter i PDU Dashamir Tahiri moren pjese dje ne nje tubim ne Elbasan me rastin e njevjetorit te krijimit te partise se tyre. Gjate fjales se mbajtur ne kete tubim Shpetim Idrizi deklaroi se ne do te kthehemi ne Cameri dhe sigurisht ne do ti fitojme te drejtat tona. Europa e sotme Amerika e sotme nuk lejojne qe ne te neperkembemi. Ne do te kerkojme qe te denohen fajtoret per masakren e Camerise per gjenocidin qe u be ndaj kesaj popullsie. Ne do te kerkojme qe populli grek te na kerkoje falje pasi Cameria ka zot ka bijte e saj ne Shqiperi. Do te bashkepunojme me cdo qeveri do te imponojme qe me negociata diplomatike me Greqine te flasin per ceshtjen came ka perfunduar Idrizi duke shtuar se ne nuk do te dalim nga Parlamenti pa bere nje rezolute per ceshtjen came.

Kreu i PDU-se tha nder te tjera se per zgjidhjen e ceshtjes came PDU do te bashkepunoje ngushte me te gjithe spektrin politik pa dallim kahesh. Duke u ndalur te zhvillimet e fundit ku vendin kryesor e ze ngjarja ne Boboshtice Idrizi renditi edhe faktore te tjere qe cenojne interesat kombetare. Ne kemi kundershtuar marreveshjen e ujerave detare marreveshjen e varrezave te ushtareve greke qe rane per nje kauze te humbur. Ne do te kundershtojme fort regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare. I kemi kerkuar klases politike shqiptare qe te mos cenohet dinjiteti i shqiptareve si ne rastin dhunimit te varreve te Boboshtices ka pohuar ai. Ne fjalen e tij Idrizi theksoi ne menyre te vecante se marredheniet e PDU-se me komunitetin grek qe jeton ne Shqiperi do te jene vellazerore. Ne kerkojme marredhenie vellazerore me komunitetin grek pasi se bashku kemi ndare te mirat dhe te keqijat sepse ne i ndajme minoritaret nga provokatoret e ceshtjes came tha ai.

Muhedini Bashkim

Gjate nje takimi me anetaret dhe simpatizantet e Partise per Drejtesi dhe Integrim ne Durres kryetari i saj Tahir Muhedini percolli dhe nje here idene e bashkimit te dy partive came ne nje te vetme duke e argumentuar kete me forcimin e autoritetit te ceshtjes came ne arenen nderkombetare. Perfaqesimi i kesaj ceshtjeje me dy parti sipas tij e ul ndjeshem autoritetin e ceshtjes ndersa te bashkuar ne nje grupim te vetem veprimet e ndermarra mund te kene ndikimin e duhur. Duke bere nje ekspoze te situates politike ne vend qe ndikon ne ceshtjen came Muhedini u ndal ne rastin e Boboshtices. Ne theksim te idese se liria e dikujt mbaron atehere kur cenohet liria e tjetrit kreu i PDI-se nuk u shpreh kunder ngritjes se nje memoriali por kunder ngritjes se tij mbi varreza civile dhe nderimit te heronjve qe nuk mund te jene heronj lufte per camet e shqiptaret. Takimi i mbajtur ne pallatin e kultures Aleksander Moisiu u organizua nga dega e PDI-se ne Durres me kryetar Indrit Hamidin. Qellimi i tij ishte te prezantoheshin para anetaresise dhe simpatizanteve levizjet e bera nga PDI ne Shtetet e Bashkuara per lobimin ne Kongresin dhe Senatin amerikan lidhur me hartimin e nje rezolute per ceshtjen came.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›