Rama: Po vrapojmë kundër orës për në BE

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndodhet në një “vrapim kundër orës” për procesin e integrimit europian, duke theksuar nevojën për vijimin e përmbushjes së detyrimeve dhe raportimit pranë institucioneve europiane.
“E shoh derën e BE-së hapur dhe atë derë ne mund ta kapërcejmë vetëm kështu”, u shpreh Rama.
Rama argumentoi se ndërprerja e këtij ritmi do të sillte vonesa në procesin e integrimit.
“Ne duhet të vazhdojmë çdo javë raportojmë atje për detyrat, për gjërat. Në momentin që ne ndërpresim vrapimin kundër orës, ora ndalet”, tha ai.
Gjatë intervistës, Rama u shpreh se nuk synon “të bëhet mbret, apo të qeverisë në përjetësi”, por se vijon të jetë në këtë detyrë sepse e sheh të hapur derën e BE-së për Shqipërinë.
“Kur ta kapërcej pragun e asaj dere ju shpëtoni nga unë”, tha Rama.
/e.i/r.e/