Rama: Politika s'është “Big Brodher”
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur këtë të diel në Farkë të Tiranës, në turin e "Dialogut me Shqipërinë", ku ka folur me banorët për çështjet e bujqësisë. Sipas Ramës, nëse të gjithë organizohen në një rrjet njerëzish, që e dinë shumë mirë se çfarë kërkojnë, por edhe që janë të gatshëm të mbështetin çdo projekt politik që shkon në drejtim të interesave të veta, atëherë politika e politikanëve do të flasë për hallet dhe shqetësimet e njerëzve.
“Duhet ta ndryshojmë politikën nga një shfaqje të pambarimtë, si të ishte shtëpia e "Big Brother", ku politikanët me njëri-tjetrin zihen, sherrosen, kacafyten, bashkohen, ndahen, mallkohen, dhe ku gjithë populli votues kthehet në një telespektator që ndjek historinë e këtij grushti njerëzish, që mban peng historinë tonë të përbashkët, në një hapësirë ku të diskutohet për të zgjidhur problemet tona të përbashkëta”-theksoi Rama.
“Dy gjëra që janë padiskutim cështje ku ne duhet të fokusohemi me mish e me shpirt dhe ku ndryshojmë rrënjësisht përqasjen dhe vëmendjen, janë arsimi e bujqësia. Këto të dyja do të jenë për ne prioritete kryesore. Të bëjmë çmos që të arsimojmë si duhet fëmijët, të rejat e të rinjtë. Të bëjmë çmos që t'i japim atë që duhet fshatit, që të fillojë të marrë frymë."-premtoi Rama para banorëve nëse do të vinte në pushtet vitin e ardhshëm.